Flash

Berlusconi kundër akuzave për abuzimet seksuale nga meshkujt, 'Femrat të joshin vetë'

Lapsi.al 12 January 2018
Berlusconi kundër akuzave për abuzimet seksuale nga meshkujt,

 Silvio Berlusconi ka mbështetur aktoren franceze Catherine Deneuve këtë të enjte, për mbrojtjen e meshkujve të akuzuar për sulme seksuale në vazhdën e skandalit të regjisorit të “Hollywood”-it, Harvey Weinstein.  “Catherine Deneuve tha disa fjalë të bekuara”, – u shpreh 81-vjeçari, i cili dha dorëheqjen në vitin 2011 pas përfshirjes në një skandal të ngjashëm, të ashtuquajturën “Bunga Bunga”, për festat e shumta me femra të reja, por edhe pas hetimit për marrëdhënie seksuale me prostituta minorene.

“Është e natyrshme që femrat të jenë të lumtura, kur një mashkull përpiqet t’i joshë ato”, – tha ai në një intervistë televizive. “Nuk kam shumë eksperienca në lidhje me këtë temë, pasi gjithmonë kanë qenë femrat që janë përpjekur të më joshin”. Deneuve dhe 99 femra të tjera franceze denoncuan të martën reagimin e ashpër ndaj meshkujve, duke thënë se fushata ndërkombëtare kundër ngacmimeve seksuale ka shkuar deri në “puritanizëm” dhe se është ushqyer nga “urrejtja ndaj burrave”.

Të këshilluara

Rita Ora në Kosovë për festën e pavarësisë

Institucionet e Kosovës janë duke përgatitur një festë të madhe një dekadën e pavarësisë së shtetit më të ri të botës. Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura akti...

10:41

Sokol Balla publikon foto nga puna e re

Gazetari Sokol Balla ka postuar një foto, me logon e televizionit Vizion Plus nga pas tij. Ai shkruan “Dita e pare e punës, 11 janar”. Me këtë postim marrin...

22:22

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09