Flash

Gjatë 2018-ës këto yje priten të bëhen nëna (Foto)

Lapsi.al 11 January 2018
Gjatë 2018-ës këto yje priten të bëhen nëna (Foto)

Lajmet për shtatzënitë e VIP-ave janë ato që tërheqin më shumë vëmendje. Disa e kanë për herë të parë prindërimin, të tjerë gëzojnë fëmijët e tjerë të familjes me një motër ose vëlla të vogël. Dhe, sa për 2017-tën, nuk jund të themi se mësuam pak lajme të kësaj natyre. Jo, nuk po flasim për personazhet shqiptarë, por për ata që njihen në mbarë botën. Është një vit që pritet të sjellë plot aktivitet në rrjetet sociale. Tashmë është bërë e zakonshme që prindërit të publikojnë imazhet e të vegjëlve të sapo lindur, edhe pse ka nga ata që e ruajnë me fanatizëm privatësinë e fëmijëve. Por, cilat janë personazhet që do të bëhen nëna në 2018-tën?

Eva Longoria

Lajmi për pritjen e ëmbël të aktores u mësua në dhjetor, ndërsa në po të njejtën kohë u zbulua se fëmija i parë i Longoria-s dhe Baston do të jetë djalë. Çifti është më i lumtur se kurrë!

Miranda Kerr

Ky do të jetë fëmija i parë i modeles me nashkëshortin Egvan Siegel, por nuk mund të harrojmë se vetë Kerr po bëhet nënë për së dyti (djali 6-vjeçar i Miranda-s vjen nga martesa me Orlando Bloom). Lajmi u konfirmua pothuajse në fund të vitit, e fansat nuk mund të gëzonin më tepër se kaq.

Kate Middleton

Tashmë, Kate ia ka marrë dorën prindërimit! Çifti mbretëror janë në pritje të fëmijës së tretë, ndërsa shenjat e para të Middleton u panë kur kjo e fundit anuloi shumë evente, vetëm për shkak të gjendjes së keqe që përjetoi në fillimet e shtatzënisë. Tashmë, çdo gjë po shkon më së mir për Dukeshën e Kembrixhit.

Chrissy Teigen

Teigen dhe Legend e shpallën lajmin e lumtur nëpërmjet një video shumë të ëmbël familjare në Instagram. Ata nuk ngurruan të zbulonin dhe gjininë e fëmijës, duke bërë të ditur se Luna e vogël do të bëhej motër e një vëllai. Teigen vazhdon të jetë po aq e hareshme si më parë, sepse Chrissy mbetet Chrissy!

Khloe Kardashian

Pas shumë aludimesh në rrjete sociale, gjithçka rezultoi e vërtetë. Khloe Kardashian është shtazënë, dhe këtë e konfirmoi nëpërmjet një fotoje të postuar në Instagram, ku shiheshin duart e saj dhe të bashkëshortit duke mbajtur barkun e rrumballokosur.

Kylie Jenner

Lajmi nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, por askush nuk mund t’i mohojë fotot e realizuara nga fansat, ku Kylie duket qartazi se është në pritje të ëmbël. Askush nuk po e kupton këtë orvatje, ndërsa të gjithë janë të bindur se Jenner është shtatzënë, madje në pritje të një vajze…!

Të këshilluara

Pas një pauze rikthehet Enrique Iglesias

Enrique Iglesias ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e tij. Dhe kësaj pritjeje duket se i ka ardhur fundi, meqë përmes rrjetit s...

15:42

Del lista e performuesve në Grammy Awards

Përpos nominimeve të shpallura vitin e kaluar, ditën e sotme janë zbuluar disa prej performuesve që do të ngjiten në skenë për të na dhuruar një spektakël të vë...

14:03

Robert De Niro: Trump është një idiot

Robert De Niro ka qënë duke prezantuar Meryl Streep si aktorja më e mirë kur ka folur edhe për presidentin e SHBA-vë duke e quajtur idiot. Ai gjatë fjalimit të ...

12:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Ndahet nga jeta Dolly Parton

Legjenda e muzikës country Dolly Parton ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Lajmin e trishtë e bëri të ditur ...

22:09