Flash

Serena Williams në kopertinën e "Vogue" me vajzën e posalindur (Foto)

Lapsi.al 10 January 2018
Serena Williams në kopertinën e "Vogue" me vajzën e

Tenistja e famshme botërore, Serena Williams, është personazhi i kopertinës së revistës së famshme botërore “Vogue”, së bashku me vajzën e saj katërmuajshe Alexis Olympia Ohanian Jr. Në këtë foto, sportistja duket bukur me fustan të kuq nga Versace, e cila bie në kontrast me të bijën e saj, të cilën e kanë kombinuar me një veshje të bardhë. Ajo po ashtu ka pozuar edhe me gjysmë-motrën e saj Isha Price, motrën Venus Williams, nënën Oracene Price, dhe gjysmë motrën Lyndrea Price. Nuk kishte si të mungonte edhe bashkëshorti i saj Alexis Ohanian. Në lidhje me rolin e ri të mëmësisë, Serena ka deklaruar: “Ndonjëherë bëhem vërtetë keq dhe ndjej se nuk mund të vazhdoj tutje. Është ndjesi e njëjtë negative që e kam në fushë ndonjëherë. Mendoj se thjesht kjo jam unë. Askush nuk flet për momentet e dorëzimit, për presionin që e ndjen, këputjen e jashtëzakonshme çdo herë kur e dëgjon fëmijën duke qarë. Jam thyer dhe kam qarë disa herë”.

Të këshilluara

Hugh Grant, baba për herë të pestë

Aktori Hugh Grant do të bëhet baba për herë të pestë. Ai dhe e dashura Anna Eberstein janë zbuluar se do të bëhen prindër teksa janë parë në aeroportin e New Yo...

13:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI