Flash

Angelina Jolie shpërfill Jennifer Aniston, i gjithë show shijohet nga aktorja tjetër (FOTO)

Lapsi.al 10 January 2018
Angelina Jolie shpërfill Jennifer Aniston, i gjithë show shijohet nga

Këtë fundjavë dy aktoret e njohur patën përballjen e tyre të parë që nga koha kur Jolie është divorcuar. Të dyja kanë qenë të pranishme në “Golden Globe” këtë të diel.

U supozua se do të ishte një moment i sikletshëm për to dhe duhet thënë se nuk ka kaluar pa reagime. Gjatë kohës që Jennifer Aniston ishte duke mbajtur fjalim, Jolie është treguar tërësisht indiferente. Një nga momentet më të sikletshme është fiksuar edhe në një fotografi që po qarkullon në rrjete sociale ku aktorja e “50 Shades of Gray” Dakota Johnson sheh me bisht të syrit veprimin e Joli teksa Aniston është në skenë. Dakota me siguri ka shijuar një spektakël të shkurtër duke hedhur sytë herë nga Aniston dhe herë nga Jolie.

Angelina është kritikuar gjithmonë si “fajtorja” e ndarjes së Brad Pitt dhe Jennifer Aniston vite më parë,pas pesë vitesh martese. Jolie dhe Pitt u njohën në xhirimet e filmit “ Z. dhe Znj. Smith” për t’u lidhur e martuar më vonë.

Të këshilluara

Shakira artistja më e klikuar në “Youtube”

Gara e klikimeve në “YouTube” është mjaft e fortë, por jo të gjithë janë të suksesshëm. Shakira ka qenë artistja më e klikuar në “YouTube” nga të gjitha femrat ...

19:03

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI