Flash

Madonna sërish investim për fëmijët në Malawi (Foto)

Lapsi.al 8 January 2018
Madonna sërish investim për fëmijët në Malawi (Foto)

Mbretëresha e muzikës pop, Madonna po planifikon që brenda vitit 2018 të ndërtojë edhe katër shkolla të reja në shtetin afrikan Malawi. Ajo ka kërkuar nga fansat e saj që të ndihmojnë në realizimin e ndryshimit arsimor në këtë vend. Këngëtarja amerikane ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se planifikon t’ua mundësojë shkollimin mijëra fëmijëve përmes organizatës bamirëse, “Raising Malawi”. “Këtë vit do të ndërtojmë 4 shkolla të reja në Kasungu, Malawi, përmes “Raising Malawi”. Në total do të bëhen 14 shkolla që do të ndihmojnë mijëra fëmijë të edukohen. Tani është koha. Bashkohuni me ne në këtë nismë”. Ky ishte mesazhi që shoqëron foton e këngëtares ku shihet mes fëmijëve afrikanë. Diva e muzikës pop është e lidhur ngushtë me Malawin, pasi ka adoptuar katër fëmijë nga ky vend.

Të këshilluara

Caitriona Balfe fejohet në fshehtësi (FOTO)

Caitriona Balfe është fejuar me të dashurin e saj, Tony McGill. Aktorja 38-vjeçare tregoi unazën e saj gjatë kalimit në qilimin e kuq të Golden Globes 2018 të m...

12:48

Katy dhe Orlando Bloom, sërish bashkë

Çifti u lidh dy vite më parë dhe marrëdhënia e tyre ka qenë e hapur, megjithatë në muajin mars ata i dhanë fund gjithçkaje. Por duket se për ta ka ende një f...

12:01

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI