Flash

Flori dhe Liberta nuk fshihen më, ai i bën dedikimin plot dashuri në publik

Lapsi.al 4 January 2018
Flori dhe Liberta nuk fshihen më, ai i bën dedikimin plot dashuri

Liberta Spahiu, moderatorja e “Prive” që tashmë prej kohësh po përflitet edhe për një lidhje dashurie me kantautorin Flori Mumajesi, feston sot ditëlindjen.

E nuk e dimë nëse është koinçidencë, zgjedhje apo fat por Flori Mumajesi dhe djemtë e “Threedots” mbrëmjen e djeshme kanë pasur koncertin e tyre të radhës në Prishtinë, e sigurisht nuk mund të mungonte Liberta dhe miqtë e saj të cilët kishin zgjedhur pikërisht atë ‘club’ për të festuar këtë natë të veçantë.

Nuk ka munguar një urim i përzemërt edhe nga ana e kantautorit Mumajesi në ditëlindjen e Libertës, ashtu në sy të të gjithëve e në mes të koncertit. “Gëzuar ditëlindjen dhe jam me fat që të kam pranë” – ka thënë Mumajesi ndërkohë që Liberta është parë të emocionohet nga dedikimi (e si të mos emocionohej në fakt?!).

Video e këtij momenti është shpërndarë në rrjete sociale nga Alaudini, gazetari i njohur i “NIN” i cili është një nga miqtë më të ngushtë të Libertës e që gjithashtu u zëvendësua nga Flori Mumajesi i cili moderoi “NIN festiv” natën e dy janarit duke thyer çdo rekord shikueshmërie në Klan Kosova.

Me pak fjalë, ky djalë diçka di për çiftin që po përflitet. Por për aq kohë sa gjërat nuk janë ende të qarta, ne na vjen mirë që ekziston një marrëdhënie kaq e bukur midis Florit dhe Libertës, sidoqoftë emri që ata vendosin për ta përcaktuar marrëhdënien e tyre, dashuri apo miqësi, pak rëndësi ka kur ndjesitë janë gjithsesi të vërteta. /Blitz.al/

Të këshilluara

P.Diddy: Sekreti i martesës time vetëm 4 orë

Trajnerët e programit më të ri në televizionin “Fox”, “The Four” kanë qënë të ftuar tek “The Ellen Show” ku janë argëtuar pa fund dhe kanë zbuluar disa të fsheh...

13:16

Baby G kopjon Sia në klipin e ri

 Baby G publikoi videoklipin e parë që pas largimit nga label-i “On Records”. Videoklipi “Mos u nal” ku shfaqet seksi, me një projekt të një natyre komplet ndry...

11:33

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.27

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tryeza e gabuar për Aeroportin e Vlorës/ Ministria i thërret të gjithë, por në arbitrazh është vetëm MABCO

Aeroporti i Vlorës po shkon drejt arbitrazhit jo thjesht për shkak të konfliktit mes ortakëve të VIA-s, por sepse MABCO pretendon se një zinxhir vendimesh dhe mosveprimesh të institucioneve shqiptare e përjashtoi faktikisht nga investimi ku zotëron 98% të aksioneve, duke e kthyer përplasjen nga një mosmarrëveshje private në një çështje MABCO kundër Republikës së Shqipërisë.

09:47

Me sytë katër

PAPARAZZI