Flash

Në 15-të dhjetor publikohet albumi i Linkin Park në kujtim të Chester Bennington

Lapsi.al 13 December 2017
Në 15-të dhjetor publikohet albumi i Linkin Park në kujtim

Më 15 dhjetor “Linkin Park” do të publikojnë albumin “One More Light Live”, një mënyrë për të kujtuar Chester Bennington, që u nda nga jeta më 20 korrik, i gjetur i pajetë në shtëpinë e tij. Ky album nxjerr në pah të gjithë fuqinë artistike të tij gjatë turneut të fundit të grupit.

“Duam t’ia dedikojmë këtë album “live” vëllait tonë Chester, që i ka dhënë shpirtin dhe zemrën “One More Light””, – thanë Mike Shinoda, Brad Delson, Dave “Phoenix” Farrell, Rob Bourdon e Joe Hahn.

“Koncertet në fillim të verës ishin të jashtëzakonshëm. Chester mendonte se ishte turneu më i mirë ndonjëherë i yni”, – u shprehën anëtarët e “Linkin Park”, që, prej formimit të grupit në vitin 1996, kanë shitur mbi 70 milionë disqe.

Albumi me performanca “live” përmban këngë si “Burn It Down”, “Battle Symphony”, “New Divide”, “Invisible”, “Nobody Can Save Me”, “Crawling”, “Leave Out All the Rest”, “Good Goodbye feat. Stormzy”, “What I’ve Done”, “In the End”, “Sharp Edges”, “Numb”, “Heavy” dhe “Bleed It Out”. Kënga e parë e tij është “Talking to Myself”, e publikuar pak orë para vetëvrasjes së Bennington.

Kënga kryesore e albumit është “One More Light”, që u shndërrua në një himn në kujtim të Bennington, edhe pse u krijua si dedikim për dikë tjetër, nga Mike Shinodan, autori i saj.

Kënga u shkrua për njerëzit që kanë humbur një person të shtrenjtë në jetë dhe, siç thonë dhe djemtë e grupit, tani ndodhen ata në të njëjtën situatë.

Të këshilluara

Kim kardashian shfaqet me look të ri (Video)

Kim Kardashian ka vendosur të ndryshojë përsëri “look” përpara Krishtlindjeve. Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” është shfaqur me flokë të shkurtra në nj...

17:39

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI