Flash

Joan Collins: Ish burri donte të më shiste tek një sheik

Lapsi.al 12 December 2017
Joan Collins: Ish burri donte të më shiste tek një sheik

Joan Collins, thotë se me ish-bashkëshortin e parë Maxwell Reed kishte humbur virgjërinë dhe se familja e detyroi të martohej me të. Por, humbja e virgjërisë nuk ishte aspak romantike. Përkundrazi, ajo thotë se Reed e kishte dhunuar. “Isha 17-vjeçe kur më drogoi dhe më shfrytëzoi seksualisht. Isha e virgjër. Faji që ndjeva për këtë më shtyu të pranoja të martohesha me të”, pranon aktorja 83-vjeçare. Aktori në atë kohë ishte 18 vjet më i vjetër se ajo. Joan thotë se ishte trajtuar si skllave. “Ferri nisi në muajin e mjaltit në Kanë. Më është dashur të duroj fyerjet e tij dhe vetëm një vit pas martesës deshi të më shesë për një sheik të pasur”, shprehet aktorja e serialit “Dinastia”. Reed, kur e kuptoi se martesa e tyre do të marrë fund, kërkoi nga Joan t’ia kthejë stolitë që ia kishte dhuruar. “Ia ktheva të gjitha, vetëm të më lërë rehat”, tha aktorja, burri i së cilës e kishte kërcënuar se do ta bëjë ‘copë’ nëse nuk ia kthen edhe paratë. Ndryshe, deri pak para vdekjes Reed ishte ankuar se jeton në varfëri. Ai deri në frymën e fundit kishte pohuar të ketë bërë Joan yll, por ajo nuk kishte ditur ta çmojë. Jeta e aktores nuk ishte përrallore. Pas dështimit të martesës së parë, Joan pati edhe dy martesa të dështuara, derisa martesa e katërt me Peter Holm sipas saj ishte gabimi më i keq. Holm ishte menaxher i saj dhe Joan u nda prej tij në vitin 1986, kur u martua për herë të pestë, kësaj radhe me Pircey Gibson, me të cilin thotë se është e lumtur.

Të këshilluara

Shpallen nominimet e Golden Globes 2018

Nominimet për eventin “Golden Globes 2018” janë bërë publike ditën e sotme në hotelin Beverly Hilton nga Kristen Bell, Sharon Stone, Alfred Woodard dhe Garrett ...

15:20

Noizy dhe Cozman drejt gjykatës (Foto)

Të gjithëve na kujtohet sherri i bujshëm mes dy grupeve “OTR” dhe “Babastars” që ndodhi vitin e kaluar në “Swiss Diamond Hotel” në Kosovë. Një përleshje që u di...

15:25

Maya në zi, humbet njeriun e dashur (FOTO)

Pas humbjes së prindërve një tjetër fatkeqësi ka ndodhur në familjen e këngëtares, Maya Aliçkaj.Ka qenë vet këngëtarja ajo që e ka bërë publik lajmin në profili...

12:04

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI