Flash

Ç'po ndodh me protestën pas 6 javësh/ Pjesëmarrja, përplasjet, lodhja dhe qëndresa

Në javën e gjashtë, protesta kundër projektit në Pishë Poro-Nartë hyn në një fazë më të lodhur, por më të ashpër: pjesëmarrja luhatet, kërkesat politike bëhen më të dukshme, çështja rikthehet në Parlamentin Europian, ndërsa tensionet me policinë dhe dilemat për mënyrën si duhet të vazhdojë lëvizja e bëjnë sheshin më të brishtë, por ende të pranishëm.

21:56

Të papriturat që sollën nominimet e 'Golden Globe' (FOTO)

Lapsi.al 12 December 2017
Të papriturat që sollën nominimet e 'Golden Globe'

Janë shpallur nominimet për kategoritë e 'Golden Globe',por vazhdojnë pakënaqësitë në rrjete sociale. Disa i pëlqejnë zgjedhjet për kategoritë e ndryshme, disa mendojnë që janë bërë padrejtësi.

Nuk është nominuar asnjë femër për regjinë më të mirë, pavarësisht kontributeve të tyre të shkëlqyera (për të mos përmendur, rekord) gjatë këtij viti. Muzika e bukur e Sufjan Stevenit për "Call Me By Your Name" u injorua plotësisht, Jennifer Lawrence nuk është e nominuar, dhe Ansel Elgort është zyrtarisht një kandidat për Golden Globe. (mendohet e tepërt për të.)Le ti marrim hap pas hapi.

Katherine Langford

Kjo është ajo që ne e quajmë një surprizë të bukur. Langford bëri debutimin e saj të ekranit në Netflix me “13 reasons why”si Hannah Baker.  Ajo mban një pjesë të madhe emocionale të dramës adoleshente.  Ajo është e nominuar këtë vit kështu që ka shumë gjasa që Langford të marrë në shtëpi globin e artë për aktoren më të mirë në një serial dramë.

Call me by your name 

Si mundet një këngë si "Mystery of love" të injorohet nga kategoria e këngës origjinale më të mirë?'Call me by your name’ është përjashtuar nga shumë kategori të rëndësishme, por më shokuesja ishte moskualifikimi në “Best original song”.

The big sick

'The big sick' ka gjithcka tipike që 'Golden Globe' do, dhe prapë është jashtë liste. Nuk mundi të shënojë as dhe një nominim të vetëm,as për Kumail Nanjiani dhe skenarin e mirë me skenaristen Emily V. Gordon.

Mother

Eshtë e habitshme të shohësh fituesen tre herë  në 'Golden globe' Jennifer Lawrence, që nuk është nominuar për 'Mother' të Darren Aronofsky. Filmi ishte emocionalisht dhe fizikisht i vështirë për  J-Law  aq shumë saqë ajo ka punuar jashtë zakonisht me diafragmën e saj, ushtrime të shumta, dhe ngeli jashtë 'Golden Globe' këtë vit.

Beauty and the beast 

Pavarësisht suksesit të saj', Beaty and the beast' nuk arriti të merrte nominime, madje as për muzikën e tij origjinale nga legjenda e Disney, Alan Menken. Gjithesesi mbetet ende filmi më fitimprurës i vitit 2017.

Baby Driver

Ansel Elgort tani është një aktor i emëruar nga Golden Globe. 23-vjeçari ka një nominim si aktori më i mirë komedian për rolin e tij në 'Baby Driver'.

Lady bird, Wonder woman,MudboundMegjithëse prurjet më të mira të filmave erdhën nga regjisoret femra, asnjëra nga ato s'është nominuar në kategorinë e regjisë më të  mirë. Greta Gerwig me Lady Bird,Patty Jenkins me Wonder Woman, dhe Dee Rees me Mudbound janë lënë jashtë Golden Globe. 2017 ishte një vit emocionues me arritje të mëdha për regjisoret femradhe është një turp i 'Golden globe' që nuk e kuptojnë këtë.

Pergatiti:Enxhi Cuku

Të këshilluara

Shpallen nominimet e Golden Globes 2018

Nominimet për eventin “Golden Globes 2018” janë bërë publike ditën e sotme në hotelin Beverly Hilton nga Kristen Bell, Sharon Stone, Alfred Woodard dhe Garrett ...

15:20

Noizy dhe Cozman drejt gjykatës (Foto)

Të gjithëve na kujtohet sherri i bujshëm mes dy grupeve “OTR” dhe “Babastars” që ndodhi vitin e kaluar në “Swiss Diamond Hotel” në Kosovë. Një përleshje që u di...

15:25

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi me satelitë/ New York Times nxjerr zbuluar kantierin në Zvërnec

Si për të përgënjështruar Edi Ramën, që premtoi se nuk do punohet në Zvërnec derisa të përfundojë analiza mjedisore, New York Times analizoi pamjet me satelit dhe tregoi sot dëmin që resorti luksoz i Kushner&Co, mund t’u shkaktojë habitateve natyrore të brishta. Lapsi.al e sjell në shqip më poshtë videon dhe tekstin e New York Times.

15:04

Me sytë katër

PAPARAZZI