Flash

Mbretëresha Elizabeth thyen rekord, 70 vite martesë

Lapsi.al 20 November 2017
Mbretëresha Elizabeth thyen rekord, 70 vite martesë

Është cilësuar si përvjetori i platinit, 70-vjetori i martesës, që nuk janë të shumtë ata që e arrijnë. Dhe pikërisht më 20 nëntor mbretëresha e Britanisë Elizabeth dhe bashkëshorti i saj Philip Mountbatten u lidhën në martesë, në vitin 1947, në kishën e Westminsterit në Londër.

Nusja ishte 21 vjeçe, e bija e mbretit George VI, ndërsa dhëndri 26 vjeç, një kushëri i largët i Elizabetës, që për t’u martuar me të hoqi dorë nga mbiemri i tij, u konvertua në religjionin anglikan dhe u bë shtetas britanik, duke dalë kështu nga linja pasuese e fronit të Greqisë dhe Danimarkës, si djali i vetëm i vëllait të mbretit Kostandin të Greqisë.

“Buckingham Palace”, në faqen zyrtare online, nxori njoftimin: “Për 70-vjetorin e martesës së mbretëreshës dhe dukës së Edinburgut, u realizua një fotografi e re zyrtare. Monarkët festojnë përvjetorin e tyre më 20 nëntor 2017. Fotografia e mbretëreshës Elizabeth dhe dukës Philip u bë nga Matt Holyoak, në “White Drawing Room” në kështjellën “Windsor”, më herët gjatë këtij muaji”.

Vdekja e parakohshme e të atit të Elizabetës, në vitin 1952, e bëri atë mbretëreshë, kryesuese të Kishës anglikane dhe të Commonwealth-it, ndërsa Philip mori rolin jo të thjeshtë të bashkëshortit të mbretëreshës.

Për përvjetorin e platinit të monarkëve, “Buckingham Palace” ka organizuar festime tepër private dhe shpërndau një fotografi të re të çiftit, përkatësisht Elizabeth 91 vjeç dhe Philip 97.

Elizabeth ka vendosur edhe rekorde gjatë qëndrimit të saj në krye të fronit britanik, duke u bërë mbretëresha më jetëgjatë në botë. Por, me këtë përvjetor, ajo shënon një tjetër rekord, si martesa më e gjatë në një mbretëri.

Të këshilluara

Tranformimi i Meryl Streep ndër vite

Meryl Streep, e nominuar 20 herë për çmimin “Oscar”, më një bukuri të theksuar arrin që çdo personazh të cilin e luan ta bëjë të paharrueshëm për publikun. G...

13:31

Këto ishin veshjet më të bukura në AMA 2017

“American Music Award 2017” është eventi më i madh i muzikës Amerikane, ku përveç se artistëve që vlerësohen me çmime për punën e tyre, një rëndësi të veçan...

11:45

Dashnor Diko humb njeriun e dashur (FOTO)

Këngëtari Dashnor Diko ka dhënë sot në "Facebook" lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të vëllait të tij, Bashkim Diko."Të dashur shok, miq, të afërmit e familje...

11:08

American Music Awards shpall fituesit

American Music Awards festoi bashkë me  artistët më të mirë dhe më me ndikim të dielën e 19 nëntorit. Eventi i 45-të i AMA-s u mbajt në Teatrin Mic...

10:30

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI