Flash

Çmimet Kult, regjisorja Elma Doresi revoltohet"Mos më përfshini në mediokritet"

Lapsi.al 15 November 2017
Çmimet Kult, regjisorja Elma Doresi revoltohet"Mos më

Edicioni i sivjetshëm i Çmimeve Kult është shoqëruar me jo pak polemika. Si fillim ishte këngëtarja Rozana Radi ajo që shprehu irritimin e saj për faktin se kënga e saj fituese në festivalin “Kënga Magjike”, nuk ishte përfshirë në listën e nominimeve. Por së fundmi një tjetër artiste ka shpërthyer në një varg akuzash për produksionin.Bëhet fjalë për regjisoren Elma Doresi.Ja postimi i saj:Fiksojeni këtë emër: Elma Doresi! Ju ndaloj kategorikisht të jetë pjesë e edicioneve tuaja mediokre! Nuk toleroj më që produksionet me emrin tim të jenë pjesë e juaja, në të kundërt do t’i drejtohem gjykatës! Fjala ime e fundit!

Vlerësimi im është dhe do të mbetet publiku! Ah, dhe kompeticonet jashtë tokës sime ku kam lindur. Atje ku kritikat dhe komisionet nuk përbëhet nga ziliqar dhe mediokër.Ps: Përshëndes jurinë e nderit! Ju lexova emrat dhe të them të drejtën: Qeshëm të gjithë! U gjykuam nga ju që nuk keni shkelur në skenë. Nga ju që nuk e dini se ç’është djersa në skenë, që nuk e dini luftën me skenën, nuk e dini se aty derdhet gjak e luajmë çdo ditë me jetët tona dhe akoma më keq nuk e dini e nuk e keni provuar pagjumësinë e natës e luftën me veten!Mbani letrat se neve do vazhdojmë të mbajmë skenën! Ju merrni çmimet, aq keni në dorë. Ne ndërkohë do vazhdojmë të mbajmë publikun, atë që nuk fitohet nga disa letra A4, atë nuk e korruptoni dot!”

Të këshilluara

George Clooney i jep lamtumirën aktrimit

Aktori i njohur i Hollywood, George Clooney në një intervistë të dhënë së fundmi për “Sunday Times”  ka bërë deklaratën e papritur duke thënë se do të largohet ...

12:25

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI