Flash

Prezantohet kalendari "Pirell 2018", zbuloni kush ishin "mbretëreshat "

Lapsi.al 11 November 2017
Prezantohet kalendari "Pirell 2018", zbuloni kush ishin

Në “Manhattan Center” në New York u prezantua kalendari “Pirelli 2018”, i realizuar nga Tim Walker. Për Edicionin e 45-të të “The Cal”, i realizuar në Londër në maj, fotografi britanik rivizitoi botën surreale të “Aventurat e Lizës në botën e çudirave”.Një kast i gjithi “black”, siç ndodhi dhe në vitin 1987, ka si modele edhe Whoopi Goldberg, Naomi Campbell e Lupita Nyong’o.Për të realizuar interpretimin e librit dhe filmit, Walker përzgjodhi 18 personazhe, një pjesë të njohur dhe të tjerët jo, mes të cilëve muzikantë, aktorë, modelë dhe aktivistë politike.Imazhet kryesore të kalendarit janë modelja sudanezo-australiane Adut Akech, modelja dhe aktivistja feministe ganezo-britanike Adwoa Aboah, modeli senegalezo-gjerman Alpha Dia, aktori dhe modeli benizo-amerikan Djimon Hounsou, modelja sudanezo-australiane Duckie Thot, aktivistja ganeze për të drejtat e grave Jaha Dukureh, modeli britanik King Owusu, reperi amerikan Lil Yachty, aktorja keniano-meksikane Lupita Nyong’o, top modelja britanike Naomi Campbell, artisti RuPaul, aktorja amerikane Sasha Lane, reperi Sean “Diddy” Combs, që kohët e fundit ndryshoi emrin skenik në Love, modelja amerikane Slick Woods, modelja dhe avokatja afrikano-jugore Thando Hopa, aktorja Whoopi Goldberg, modeli britanik Wilson Oryema dhe stilistja, dizajnuesja dhe këngëtarja britanike Zoe Bedeaux.

Të këshilluara

Grupi Aziatik Shine lë në hije Melania Trump

Nuk ndodh shpesh që një Zonjë e Parë të mbetet në “hije”. Por kjo ishte ajo që ndodhi me Melania Trump, ndërsa ajo dhe Presidenti amerikan udhëtuan nëpër Azi kë...

09:21

Ermal Meta vjen me "Piccola Anima" (Video)

Ermal Meta, ndërsa vijon turneu e tij në Europë, ka publikuar një këngë të re nga albumi “Vietato Morire”. Kënga e re është një duet me këngëtaren e mirënjohur ...

18:56

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI