Game of Thrones ka fituar një numër të madh shikueshmërie. Por një aspekt i serialit vazhdon të jetë një temë e nxehtë edhe sot: sasia e lakuriqësisë. A është e dobishme? A është e lirë? A është shfrytëzuese? Ne kemi dëgjuar të gjithë një numër kritikësh që debatojnë çështjen e nuditetit, por çfarë mendojnë yjet e serialit? Në fund të fundit, janë ata që heqin rrobat për artin e tyre. Këto janë disa nga mendimet e tyre.
Emilia Clarke (Daenerys Targaryen) - "Ata te bëjnë të ditur se jeni duke bërë audicion për një pjesë që do të përfshijë disa skena nudo ... Nuk është ajo që unë isha duke kërkuar me përpara për të bërë dhe nuk është diçka që unë isha e ngazëllyer për ta filmuar. Ishte patjetër e ndërlikuar,dhe e vështirë. Por është e domosdoshme për karakterin. Është e domosdoshme për rritjen e saj dhe mendoj se është një gjë e rëndësishme për t'u treguar.
Kit Harington (Jon Snow) - "Unë ndihem mirë me lakuriqësinë në të vërtetë. Unë mendoj se është një nga ato gjëra ... hiqni rrobat dhe ja ku jeni lakuriq. Ka njëqind njerëz që ju shohin dhe pas 30 sekondave, gjithkush ka parë gjithçka. Unë ndihem rehat i zhveshur pas atij momenti. "
Alfie Allen (Theon Greyjoy) - "Unë arrita të shmang pa i parë me familjen të gjitha skenat e mia te seksit. Edhe pse kishte një episod që isha duke shikuar me nënën time, ku kishte një skenë lezbike në një bordello ... Isha si ... oh Zot ... kjo është pak si shumë. Përgjithësisht mendoj se lakuriqësia është e nevojshme.
Michelle Fairley (Cat Stark) - "Kam një kontratë për të mos u shfaqur e zhveshur , kështu që unë gjithnjë kam për të mbajtur rrobat e mia ... Producentet e kane vënë atë, jo unë ... Do të doja të luaja Tyrion (Peter Dinklage) sepse ai ka shume skena seksi dhe karakteri im jo. "
Natalie Dormer (Margaery Tyrell) - "[Një skenë lakuriq] ishte skena e parë që xhirova. Isha duke qeshur me krijuesit David [Benioff] dhe Dan [Weiss], se kjo ishte një iniciativë e mirë për Game of Thrones. Ishte paksa mizore që ata duhej të planifikonin atë gjë në atë mënyrë, por ata mohuan se e dinin programin e xhirimit.Por u ndjeva shume mirë dhe pse në një skenë delikate, ata ma bënë punën e lehtë.
Oona Chaplin (Talisa Stark) - "Një nga vajzat që është shfaqur më shumë e zhveshur në 2 sezonet e para tani thotë:Dua të njihem për aktrimin, jo për gjoksin tim ".
Nikolaj Coster-Waldau (Jaime Lannister) - "Unë e kam parë Sean Bean [Ned Stark] lakuriq, kam parë Mark Addy [Robert Baratheon] Dhe Lena [Cersei Lannister] Nuk i kam parë fëmijët sigurisht, por të gjithë të rriturit. Ne e bëjmë atë në leximin. Ne ecim të zhveshur dhe duke lexuar skenarin."
Lena Heady (Cersei Lannister) - "Unë e kam thënë që nga dita e parë që nuk kam asnjë problem nuditetin. E kam bërë atë gjatë gjithë karrierës sime. Por për këtë karakter, ka qenë më mirë për realitetin e saj dhe ndjeshmërinë e saj për të mos e zhveshur deri sa ajo ta kete të nevojshme. Kur te jete jashtë kontrollit të saj. Kjo lloj skene do të ketë më shumë pushtet nëse nuk është një ngjarje e përditshme.Mezi po pres."
©Lapsi.al Burimi:Wetpaint