Flash

Bella Throne kërcimtare në dhomën e Liam Payne (Video)

Lapsi.al 7 November 2017
Bella Throne kërcimtare në dhomën e Liam Payne (Video)

Ish pjesëtari i bandës “One Direction”, Liam Payne dhe ylli i Disney Bella Thorne janë bashkuar për të sjellë projektin më të ri të këngëtarit, i quajtur “Bedroom Floor.” Bella luan rolin e një vajze viktimë, e cila tradhëtohet nga i dashuri, ndërsa Liam i jep zë ndjenjave të saj. Javën e kaluar Liam zbuloi në Twitter mesazhin e këngës që pritej të publikohej të hënën, duke shkruar-“Në këtë këngë unë shpreh gjithçka që një vajzë mendon kur lidhja e saj është në rrezik dhe ajo kupton që nuk mund të vazhdojë më kështu. Megjithatë më pëlqen fakti që këtë rradhë fuqizohet figura e femrës, sepse nuk ndodh shpesh të shihet ky këndvështrim.” Përsa i përket këngës, ajo renditet në vendin e njëzetenjëtë “on trending” në kanalin e Vevo në “YouTube” si dhe numëron rreth 1,4 milion shikime.

Të këshilluara

Rita Ora vjen duet me Bebe Rexhën (FOTO)

Një gazetar amerikan ka lajmëruar në Twitter se Rita dhe Bebe do të bëjnë një bashkëpunim të titulluar pikërisht “Girls”, e me to do të bashkohet edhe Charlie X...

14:16

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI