Flash

Edhe film, edhe udhëtim! Filmat që nxisin turizmin në këto vende (FOTO)

Lapsi.al 7 November 2017
Edhe film, edhe udhëtim! Filmat që nxisin turizmin në këto

Eat, Pray, Love

Liz Gilbert (Julia Roberts) kishte gjithçka që një grua do të ëndërronte të kishte,por si shumë të tjerë ajo u gjet e humbur dhe në kërkim të asaj që ajo vërtet dëshironte në jetë. E sapo divorcuar,Gilbert del nga zona e saj e rehatisë duke rrezikuar gjithçka për të ndryshuar jetën e saj. Ajo fillon një udhëtim në mbarë botën  për zbulimin e vetvetes. Gjatë udhëtimeve të saj, ajo zbulon kënaqësinë e vërtetë të ushqimit në Itali, fuqinë e lutjes në Indi, dhe së fundi papritur paqen e brendshme dhe ekuilibrin e dashurisë së vërtetë në Bali. Xhirimet janë kryer në Indonezi,Indi,Itali,New York.Lost in translation

Një aktor i vetmuar me emrin Bob Harris dhe një e sapomartuar jo e lumtur, Charlotte, takohen në Tokio. Bob është atje për të filmuar një reklame japoneze të uiskit ndërsa Charlotte shoqëron bashkëshortin e saj fotograf për punë. Të huaj në një vend të ri, të dy gjejnë arratisje, zbavitje dhe mirëkuptim mes dritave të ndritshme të Tokios pas një takimi të rastësishëm në hotel. Ata formojnë një lidhje shoqërore të sinqertë dhe kuptimplotë. Xhirimet janë kryer në Tokyo(Japoni).Vicky,Cristina, Barcelona

Cristina dhe shoqja e saj Vicky vendosin të shkojnë për pushime në Barcelonë, ku aty rastësisht takohen me një piktori të famshëm dhe tërësisht joshës, Juan Antonio. Vicky nuk është gati të zhytet në një aventurë seksuale pasi është duke u përgatitur për martesën e saj të ardhshme. Por Cristina është joshur menjëherë nga shpirti i lirë i Juan Antonio dhe joshja drejt tij rritet kur dëgjon detajet e divorcit të tij nga artistja, Maria Elena.Xhirimet janë kryer në New York dhe Spanjë (Barcelona).Before sunrise-Before sunset-Before Midnight

Një triologji  ku në filmin e parë "Before sunrise", dy të rinj,një student i diplomuar francez dhe një turiste amerikane takohen  në një tren që udhëton nëpër Evropë. Secili kënaqet duke folur me tjetrin aq shumë sa që vendosin të zbresin nga treni së bashku në Vjenë. Teksa enden nëpër qytet dhe natën e tyre përparon, lidhja e tyre e bën idenë e ndarjes së mëngjesit të ardhshëm një zgjedhje të vështirë.Xhirimi i filmit është kryer në Vienë(Austri).Në filmin e dytë kemi Jessen tashmë një shkrimtar nga SHBA dhe Celine, një franceze që punon për një organizatë për mbrojtjen e mjedisit. Ata takohen përsëri  pas 9 vitesh kur Jesse arrin në Paris për një lexim të librit të tij të ri. Pasi ata kanë vetëm disa orë deri sa Jesse të largohet, ata shëtisin nëpër Paris duke folur për përvojat, pikëpamjet e tyre dhe nëse ata ende e duan njëri-tjetrin.Problemi është që Jesse është martuar tashmë dhe ka një fëmijë.Xhirimi i filmit është kryer në Francë(Paris). Në filmin  e tretë ,Jesse dhe Celine shfaqen nëntë vjet më pas në Greqi. Pothuajse dy dekada kanë kaluar që nga takimi i tyre i parë në atë tren për në Vjenë.  Jesse Wallace është i martuar me Céline dhe ata kanë 2 vajza binjake, Ella dhe Nina. Tetëmbëdhjetë vjet pas takimit të tyre të parë në një tren në Vjenë, ata jetojnë në Paris por po kalojnë pushimet verore në Greqi në shtëpinë e miqve të Jesse. Në fund të pushimeve, Jesse merr djalin e tij katërmbëdhjetë vjeçar Hank në aeroport për të fluturuar në Çikago, ku jeton me nënën e tij.  Ndërsa Jesse dhe Celine vazhdojnë diskutimet e tyre për jetën dhe dashurinë, si me miqtë ashtu edhe me veten e tyre, ata vendosin të mbeten një çift të dashuruar dhe të martuar.Xhirimi i filmit është kryer në Greqi./ Pergatitit:Enxhi Cuku©Lapsi.al

Të këshilluara

Rose Leslie dhe Kit Harington drejt altarit

Pas lajmit se dy nga aktorët më të dashur të serialit që na ka gozhduar përpara ekranit “Game of Thrones” do të martohen shumë shpejt, Rose Leslie dhe Kit Harin...

17:16

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Financimi i Kanye West/ NYTimes vë në dyshim qëndrimet e Ramës për antisemitizmin

New York Times ka publikuar një artikull ku vë përballë qëndrimet e Edi Ramës kundër antisemitizmit me vendimin e tij për të financuar me 4.5 milionë dollarë koncertin e Ye në Tiranë, duke theksuar kontrastin mes retorikës së kryeministrit dhe mbështetjes për një artist të njohur për deklaratat e tij në mbështetje të Hitlerit dhe nazizmit.

01:06

Me sytë katër

PAPARAZZI