Flash

Lorik Cana: Si po mësohet të jetojë në Tiranë gruaja italiane që nuk i kishte qef shqiptarët

Lapsi.al 6 November 2017
Lorik Cana: Si po mësohet të jetojë në Tiranë gruaja

Lorik Cana ka treguar se përsë ka hequr dorë nga ajo që kishte treguar gjithnjë ne media se ai do të martohej me një vajzë shqiptare dhe do të ngrinte një familje krejtësisht kuq e zi. Por këto plane i prishi si rastësish italiania Monika ka rrëfyer Loriku në Ekskluzive në Top Channel, ku ka treguar edhe takimin e tyre të parë

“Jemi takuar për herë të parë pas 2 muajsh që kisha shkuar në Romë. Herën e parë nuk mundëm të komunikonim sepse këmbyem vetëm numrat e telefonit. Kisha të bëja me një person që nuk e dinte çfarë ndodhte me sportin. Ishte një vajzë që ishte e informuar jo mirë për ne shqiptarët nga mediat dhe opinioni dhe më pas mu desh t’i mësoja gjithçka për vendin tonë për kulturën. Megjithatë unë jam shumë i lidhur me familjen dhe ajo e di tashmë këtë gjë, për këtë arsye ka filluar të mësojë shqip ndërsa unë kam perfeksionuar italishten me Monikën. Asnjëherë nuk më ka shkaktuar probleme për përparësinë që i kam dhënë  karrierës time dhe njerëzve të mi. Me kalimin e viteve kuptova që është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime, pavarësisht se ajo nuk ishte nga vendi im. Unë në fillim e kisha një ide që patjetër nusen duhet ta merrja nga vendi im por kjo më ka ndryshuar krejtësisht mendjen duke menduar që ishte personi më fantastik që kam njohur. Në disa raste ajo është bërë edhe më shqiptare se shqiptaret”, shprehet Cana. Dhe si për të vërtetuar këtë Loriku ka treguar se ata tani janë zhvendosur të jetojnë në Tiranë ku ai bën punënt e rëndomta si pagesa e ujit dhe e dritave.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kate Upton i jep fund beqarisë (FOTO)

Modelja e njohur  amerikane ka kurorëzuar në martesë dashurinë me partnerin e saj Justin Verlander. Ceremonia e martesës së tyre është mbajtur në Itali, në r...

09:57

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI