Flash

Kryebashkiaku socialist i Dibrës, deputetes së PDIU: More vota me intriga, presione e kërbaç

Lapsi.al 3 November 2017
Kryebashkiaku socialist i Dibrës, deputetes së PDIU: More vota me

Deputetja e Qarkut të Dibrës, Reme Lala akuzoi nga salla e Kuvendit kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë, Muharrem Rama se nuk po i shërben komunitetit, por është vënë vetëm në shërbim të bizneseve të veta.

“Bashkia Diber eshte inekzistente, Dibra eshte e paralizuar. Nje ose dy dite ne jave shkon kryetari i bashkise ne bashki nga 20 minuta, dhe athere pasi te kete pire nja 5 dopio raki. Dhe ato pak shkresa qe firmosen qe jane ne interesat e kryetarit e rrethit te ngushte shoqeror te tij, jane te njollosura me yndyre qoftesh dhe te lagura nga rakia, sepse firmosen neper qepabtore. Ky kryetar bashkie nuk vleresohet nga askush me ne DIber, se eshte ne sherbim vetem te bizneseve te veta”, - tha Lala në parlament.

Por sot ka ardhur reagimi i Kryetarit të Bashkisë Dibër, Muharem Rama, i cili në një koment të gjatë ndër të tjera thotë se Lala u bë deputete me vota personale duke përdorur intriga dhe presione pasi në Dibër nuk ka komunitet çam.

“Të këshilloj mos të flasësh në emër të së ashtëquajturës Parti tënde por ti referohesh gjithmonë votave personale ashtu si edhe vetë i quajte. Dhe e di pse, sepse në Dibër as nuk ka elektorat Çam dhe aq më pak votues që të njohin kauzat e shenjta do t’thoja të kësaj partie. Mjaft i është marrë vota Dibranit me mashtrime e gënjeshtra, intriga e presione, me buk e kërbaç, mos i ngatërro edhe më këtë pjesë se nuk e meritojnë kaq shumë t’jua fyesh Inteligjencën” – thotë Rama në komentin e tij duke e mbyllur me një frazë për babain e deputetes së re: “Pastaj të jesh e sigurtë që me të kaluarën dhe të tashmen e larmishme që ka babai yt do dalësh e humbur dhe e dëmtuar. Dëm ky”. Vlen të theksohet se Rama i fitoi zgjedhjet lokale në Dibër bashkë me votat e PDIU-së që ndodhej në atë kohë në koalicion me PS-në. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI