Flash

Dolce and Gabbana ndez dritat e Krishtlindjeve në "Harrods" (Foto)

Lapsi.al 3 November 2017
Dolce and Gabbana ndez dritat e Krishtlindjeve në "Harrods"

Dyshja e shumë adhuruar italiane e modës Dolce & Gabbana ndezi dritat e Krishtlindjeve në dyqanin e famshëm Harrods të Londrës në një ceremoni që mori formën e një spektakli të vërtetë ngjyrash dhe hareje.

Stilistët bashkuan forcat me drejtuesit e dyqanit për të krijuar me kujdes detajet e zbukurimit të dritareve me elementë që paraqesin skena të ndryshme nga jeta italiane.

Show përmbante kafshë të mëdha pellushi, një sallon flokësh, një disko, një rrobaqepës dhe një frigorifer me teme nga Dolce & Gabbana. Nuk munguan as kukullat apo manekinet me veshje tipike te D&G.

“Ne e duam traditën dhe tradita për Italinë është shumë e fuqishme gjatë festës së krishtlindjeve. Harrods që hap dritaren e kërshëndellave është një traditë për Londrën, ndaj ky kombinim traditash është shumë interesant”, u shpreh Stefano Gabbana, stilist.

Krijimet e tyre mund të shihen në të gjithë dyqanin me skena karakteristike që përfshinin një rrugë tregtare italiane me fenerë dhe karuselë.

Vëmendjen kryesore sidoqoftë pritet ta rrëmbejë pema e krishtlindjeve Dolce & Gabbana. Vitin e kaluar, dy stilistët iu bashkuan firmës së njohur të modes Burberry për një show të cilësuar “një përrallë me tipare thellësisht britanike”, ku zbukurimet ishin më së shumti tipike angleze. Këtë herë, toni ka qenë pak më tepër europian.

blob:https://players.brightcove.net/835cb1bd-c953-474f-9ea2-acbe5e2f034e

Të këshilluara

Mick Jagger në lidhje me modelen e re

Pavarësisht 74 viteve mbi supe dhe 8 fëmijëve nga lidhjet e së shkuarës, Mick Jagger nuk ka ndërmend të ndalet. Vokalisti i “Rolling Stones”, është parë ...

12:18

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI