Flash

Gazetarja sulmon myslimanët, Gigi Hadid e ofendon publikisht (FOTO)

Lapsi.al 2 November 2017
Gazetarja sulmon myslimanët, Gigi Hadid e ofendon publikisht (FOTO)

Gigi Hadid u revoltua tejmase ndaj një përdorueseje të Twitter-it, pasi kjo e fundit kishte bërë një postim ku shante muslimanët.

Gazetarja Laura Loomer postoi në Twitter foton e dy vajzave me shami ndërsa kalonin rrugën duke shkruar: “Muslimanët dalin tërë forcë në vendin në New York ku ndodhi sulmi nga ISIS-i sot, duke na e përplasur të gjithëve në fytyrë. Duke ecur si pa të keq me hixhab.”Nuk e la me kaq. Loomer vazhdoi me një tjetër postim: “Mund të mendosh se do tregojnë mirësinë të mos sorrollaten me hixhabe në rrugën ku ndodhi sulmi. Por jo. Me bast që po e shijojnë në maksimum.” Gigi Hadid, vajza e Mohamad Hadid, është rritur në një familje islame. Përgjigja e modeles ndaj cënimit të të drejtave të barabarta të njeriut qe e prerë: “Laura, e urrej faktin që po të jap vëmendje, por duhet të ta them: je një kokrra e trapes.” Si Gigi, ashtu edhe e motra Bella Hadid janë rritur të dyja me frymën e islamizmit dhe kjo sigurisht, përkundër klisheve që ekzistojnë për këtë fe, s’i ka penguar të bëhen dy prej modeleve më të paguara në botë.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI