Flash

Fjalët e Bjordit për ikjen e Adelës: Faleminderit për çdo gjë, më fal për çdo gjë!

Lapsi.al 29 October 2017
Fjalët e Bjordit për ikjen e Adelës: Faleminderit për

Me fjalët që i kanë dalë me vështirësi për shkak të dhimbjes, Bjordi Mezini ka shprehur tronditjen për ndarjen nga jeta të Adela Xhamanit. Adelën e përshkruan si njeriun më të fortë që kishte njohur, ndërsa e falenderon dhe i kërkon falje për gjithçka. Historia e dashurisë mes dy të rinjve u bë e famshme në Big Brother. Ka kaluar shumë kohë dhe të dy mbetën miq. 

“Ti e di se sa te veshtire e kam kete pjese, sepse jam natyre cinike, dhe jam e tille pikerisht per te mos u perballur me momente si ky. Ti e di qe nuk me pelqen te flas publikisht, sidomos kur behet fjale per cfar ndjej, por ne fund te fundit kur filluam aventuren tone sebashku e kemi bere perball te gjithve ndaj dhe per kete arsye perball te gjitheve me duhet te them se cfar ndjej.

Dhe pse kunder natyres time po i shkruaj kto fjale per ty, per respekt te te gjithe atyre qe te kan dashur, te gjith atyre qe nuk ngopeshin me ty, sepse ju fute aq thell ne zemer sa asnjeri me pare nuk e ka bere. Ne kto momente nuk di cfare te mendoj e nga tja nis, koka me mbushet me kujtime dhe syte me lot.

Adel me vjen shume inat. Me vjen inat sepse je personi me I fort qe kam njohur.

Nuk e kam kuptuar kurre se ku e gjeje forcen te perballoje cfar ke perballuar gjate gjithe jetes tende.Me vjen inat sepse ke luftuar, gjithmone, dhe kjo jo ne menyre figurative, ti ke luftuar vertet per cdo gje qe arrite ne jete dhe sikur mos te mjaftonte, arrite te frymezoje nje gjenerate te tere me forcen tende.

Linde ne nje bote shume te vogel per ty dhe luftove aq shume per te zgjeruar kufijte e botes tende sa asnjeri tjeter qe kam njohur. Kur kuptove qe kjo nuk mjaftonte fillove te luftoje per te ndyshuar veten tende dhe pak veta jane kaq te zgjuar dhe te guximshem per ta bere kte.

Linde ne nje bote shume te eger Adela, nje bote qe gjithsesi ka humbur cdo beteje kunder teje, sepse nuk e dinte ke kishte perballe.

Kjo bote nuk e dinte qe Adela nuk ka frike nga asgje, por kesaj rradhe nuk kishe se si te fitoje Adel, sepse u luajt jashte rregullave, dhe ishte e vetmja menyre per te te mundur.

Adel nuk jam i mire me fjalet dhe ti e di se sa pak natyre spirituale jam, do te doja te kisha thene shume me shume, por me beso kur te them qe dhe kaq paska qene tmerresisht e veshtire.

Faleminderit Zemer, per cdo gje dhe me fal, per cdo gje”

Të këshilluara

Ed Sheeran rifillon turin pas aksidentit

Ed Sheeran u detyrua të shtyjë datat e turneut pas aksidentit të tij, dhe tani është duke njoftuar për koncerte të reja. Këngëtari 26-vjeçar i cili lëndoi dy...

15:08

Ndahet nga jeta gazetarja Adelajda Xhamani

Adelajda Xhamani ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak rreth orës 4:00 të mëngjesit të sotëm. Ajo gjendej në banesë në momentin ...

10:20

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI