Flash

Lady Gaga dhe Joe Biden,mesazh kundër dhunës seksuale

Lapsi.al 28 October 2017
Lady Gaga dhe Joe Biden,mesazh kundër dhunës seksuale

Këngëtarja Lady Gaga dhe ish-zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, regjistruan një mesazh video, të cilin më pas e postuan në “Twitter”, në kuadër të ItsOnUs.org, një organizatë që thotë se do të njohë, identifikojë dhe ofrojë mbështetje për viktimat e agresioneve seksuale.

“Na takon ne të ndërhyjmë për të ndaluar abuzimet kur i shohim dhe kur i dëgjojmë. Asnjë burrë nuk ka të drejtë të ngrejë dorë mbi një grua, për çfarëdolloj arsyeje, përveç vetëmbrojtjes”, tha Joe Biden.

Lady Gaga tha se ajo vetë është viktimë e një agresioni seksual dhe inkurajoi njerëzit të flasin me të tjerët nëse vihen në këtë pozicion. “Unë jam një viktimë e agresionit seksual dhe i njoh pasojat, traumën, gjendjen psikologjike e fizike që pason…mund të jetë e tmerrshme, të zgjohesh çdo ditë dhe të ndjehesh e pasigurt në trupin tënd. Por, duhet të kujtojmë, se sa e rëndësishme është të flasësh me dikë të cilit mund ti besosh dhe të dish se ke dikë të gatshëm për të të ndihmuar”, tha Gaga.

Të këshilluara

Vdes modelja Vlada Dzyuba gjatë sfilatës

Një modele 14 vjeçare ka ndërruar jetë gjatë një shfaqjeje mode në Kinë. 14 vjeçarja Vlada Dzyuba u rrëzua dhe ra në koma para se të dilte për të bërë sfilatën ...

14:51

Noizy publikon klipin e ri me Varrosin (VIDEO)

Ka vetëm pak minuta që në kanalin You Tube është publikuar kënga më e re e reperëve Noizy dhe Varrosi, këngë të cilën e kishin paralajmëruar fort gjatë ditëve t...

18:52

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI