Flash

Blake Lively lë pas aktrimin për një arsye të madhe

Lapsi.al 19 April 2017
Blake Lively lë pas aktrimin për një arsye të madhe

Edhe pse figura e saj sharmante i shkon shumë për shtat tapetit të kuq, së fundmi, Blake Lively duket se e ka lenë pas dore aktrimin për të qenë aktiviste me kohë të pjesshme.

Duket se për nënën e 2 vajzave, e cila është gjithashtu e famshme për familjen e saj të shëndetshme, shqetësimi më i madh është abuzimi me të miturit. Gjatë një eventi të organizuar nga koalicioni i mbrojtjes së fëmijëve, ajo dha gjithë mbështetjen e saj rreth kësaj çështjeje. Sipas 'Daily Mail', ndër të tjera ajo foli për abuzimin që bëhet me fëmijët nga pornografia, fenomen i cili po bëhet më shumë se shqetësues ditë pas dite. 

“Ka miliona foto fëmijësh që qarkullojnë çdo ditë për t'u përdorur nga maniakët. Është më shumë se shqetësuese, aq më tepër kur mendon se shumica e të tillë grabitqarëve janë vetë prindër.”-tha ylli i Gossip Girl. Ajo është shprehur se të gjithë mund të shpëtojmë një jetë të mituri duke identifikuar sa më shpejt të tillë njerëzish.

 

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori turk

Aktori Bulent Kayabasi ka ndërruar jetë në moshën 72-vjeçare.Kinematografi turk ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm rreth orës 06:05 në spitalin e...

13:04

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI