Flash

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Krenar Çoçaj nuk duroi ngacmimet tek xhami i makinës për Luanën (Foto)

Lapsi.al 13 April 2017
Krenar Çoçaj nuk duroi ngacmimet tek xhami i makinës për

Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj ishin duke lëvizur bashkë me dy mjete të ndryshme në Unazën e Re mbrëmjen e kaluar.

Luana ka qenë quke ecur me makinën e saj, ndërsa nga pas ka qenë i dashuri Krenar Çoçaj me një makinë “Range Rover”.

Pranë një semafori, makinat kanë ngecur në trafik dhe në ato momente Besmir Lila i ka prerë rrugën Luana Vjollcës, duke i shkuar tek xhami i makinës, ku i ka kërkuar që ta hapë dhe të komunikojë me të.

I dashuri i saj, Krenari ka parë të gjithë situatën dhe ka dalë nga makina e tij. Ai e dinte se Luana përndiqej këmba-këmbës prej 3 muajsh nga Besmir Lila, por nuk ishte përballur më herët me të. Në këtë moment nuk ka duruar dot dhe i ka kërkuar këtij të fundit që të mos e shqetësojë më Luanën.

Lila i është përgjigjur me dhunë, duke e grushtuar Çocajn. Në këtë konflikt është përfshirë edhe Luana, e cila ka tentuar të ndajë djemtë.

Në konflikt e sipër, Lila ka tentuar të nxjerrë nga çanta dhe një pistoletë, por fatmirësisht nuk mundi ta përdorte, pasi pak minuta më vonë në zonë ka qenë duke patrulluar Shefi i Krimeve të Komisariatit nr. 6 së bashku me një patrullë, e cila ka ndërhyrë menjëherë duke bërë shoqërimin e dy djemve në komisariat.

Policia sekuestroi dhe armën pa leje që posedonte Besmir Lila. Pas marrjes në pyetje i dashuri i Luanës u la i lirë, ndërsa Besim Lila u arrestua në flagrancë për “përndjekje dhe armëmbajtje pa leje”.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

93.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI