Transformimi i Valon Shehut si aktori Antonio Banderas në "Your Face Sounds Familiar" ngjalli reagime tek juria e spektaklit. Nisur nga aktualiteti ndoshta, Çani tha se sonte këngëtari gjakovar Shehu, i ngante më tepër liderit të opozitës Basha se sa aktorit të "Cancion del Mariachi". Kaq deshi dhe drejtuesja Alketa Vejsiu e cila me tone të shqetësuara iu drejtua kryetarit të PD-së nga skena: "Lul hiqe çadrën nga bulevardi se na ke bllokuar qarkullimin". Reagimi i papritur i moderatores nuk u mor shumë parasysh nga juria të cilët vijuan komentet për performancën e këngëtarit Valon Shehu.
Di Canio i habitur: “Po çfarë bën Bremer? Je një pulë, një ton. Nuk ke bërë ndonjë pabesi”
Dhe Paolo Di Canio, në studion e emisionit “Club” në Sky, nuk ia fal: “Je një pulë, një ton... nuk ke bërë ndonjë pabesi”.