Flash

Ema Andrea ironizon censurimin e filmave (Foto)

Lapsi.al 31 March 2017
Ema Andrea ironizon censurimin e filmave (Foto)

Ditën e djeshme pedagogu në fakultetin e Histori dhe Filologji Tiranë njëkohësisht dhe drejtor i institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit dorëzoi në kuvend propozimin ku kërkon ndalimin e transmetimit të filmave shqiptarë të komunizmit ose të shoqërohen me një logo "Kujdes!" ose "PPSH".

Por kjo gjë nuk ngelet me aq, pasi Ema Andrea me anë të një statusi në 'Facebook" kërkon censurimin e dy lloje filmash të tjerë si ato turq dhe indian dhe argumenton se mesazhi që përçojnë ndikojnë negativisht në brezin e ri që po rritet.

Ky është statusi i aktores:

"Meqë ka dalë moda e censurës!

Unë mendoj të censurojmë telenovelat turke e indiane e çdo telenovelë që dëmton shëndetin mendor të fëmijëve që rrinë me gjyshërit (pasi këto telenovela transmetohen pa orare të kontrolluara dhe pa titra shpjeguese)."

Edhe pse e ngarkuar me rolin në “Equus” që po shfaqet prej dy javësh në Teatrin Kombëtar, Andrea, e cila shprehet shpesh publikisht për çështjet që prekin gruan, thotë se sa të jetë gjallë, do të ngrejë zërin kundër ideve seksiste që përçojnë këto “vepra të dobëta artistike”.

“Dëmtojnë gjithashtu edhe figurën e femrës! Besoj se shumë nene në legjislacion do ta lejonin censurën për shkaqet që thashë më lart! Unë jam gjallë dhe nuk lejoj që ideologjia maskiliste e këtyre veprave të dobëta artistike të më lëndojë apo të drejtojë edukimin e brezit të ri kundër femrës!

Madje, do bëj një shoqatë dhe do marr ca fonde për këtë fushatë. E deklaroj të hapur!”

 

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Euro kap një minimum të ri

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po e thellon tendencën graduale në rënie. Sipas kursit të këmbimit të Bankës s&...

15:09

Me sytë katër

PAPARAZZI