Flash

Veterani i luftës kthehet në grua në moshën 90- vjeçe (foto)

Lapsi.al 30 March 2017
Veterani i luftës kthehet në grua në moshën 90- vjeçe

Një veteran i Luftës së Dytë Botërore sapo i provoi të gjithë botës që nuk është kurrë vonë për ta jetuar jetën ashtu siç do. Patricia Davies nga Leicestershire, Angli, nuk kishte vendosur ende të kthehej në grua derisa arriti moshën 90-vjeçare.

E pagëzuar fillimisht me emrin Peter, Davies pranoi se e ka ditur që ishte grua që në moshë të vogël. "E dija që isha transgjinore që në moshën 3-vjeçare. Njihja një vajzë me emrin Patricia dhe ashtu doja të quhesha, por ishte e pamundur", ka treguar Davies për Caters News Agency. Ajo e mbajti të fshehtë identitetin për pjesën më të madhe të jetës, e frikësuar se do të shmangej nga bashkëmoshatarët ose do t'i nënshtrohej një trajtimi me elektroshok.

"Atmosfera nuk ishte e sigurtë. Njerëzit nuk e kuptonin çfarë do të thotë të jesh transgjinor", vijoi Patricia. Ajo ka shërbyer në ushtri për tri vite dhe nëse do të dilte hapur si transgjinore do të kategorizohej si homoseksual dhe nuk do të pranohej në ushtri.
Davies u martua në moshën 21-vjeçare dhe vite më vonë mori guximin të dilte hapur para të shoqes. Gjatë 63 viteve martesë e shoqja ishte mbështetja më e madhe për të: i bleu bizhuteri dhe fustane që të mund t'i vishte në fshehtësi, por fatkeqësisht u nda nga jeta gjashtë vite më pas.

Herën e parë që veshi taka në shtëpi, Patricia u përball me talljen dhe përbuzjen e një grupi të rinjsh që e kishin parë nga dritarja e shtëpisë dhe e sulmuan me vezë nga dritarja. Tani Davies ka filluar të marrë estrogjen për të ndihmuar tranzicionin në grua dhe ka dalë hapur përpara komunitetit ku jeton.

"Më duket sikur kam hequr një barrë të madhe. Po jetoja një gënjeshtër. Kam filluar t'i tregoj disa prej fqinjëve të mi dhe të gjithë më kanë thënë: 'S'ka gjë, për sa kohë je e lumtur.' Nuk është 100% e sigurt tani, por është më mirë nga ç'ka qenë. Njerëzit të cilëve ua kam thënë kanë qenë shumë mbështetës dhe nuk më kanë tallur. I jam bashkuar Insitutit të Grave. Shoqërohem me to dhe flasim gjatë. Po kaloj shumë mirë. Është një fazë e re në jetën time."

Të këshilluara

79-vjeçarja sfidon modelet 20 vjeçare (Foto)

Jane Fonda edhe pse aktore ka lidhje të ngushtë me modën, dhe gjithmonë është shprehur se mosha është thjesht një numër dhe nuk e ndalon të veshë atë çka ajo dë...

13:14

Eurovision nuk do bëhet këtë vit?!

Unioni i Transmetuesve Evropianë (EBU) mund t’ia marrë Ukrainës të drejtën e Eurovisionit 2017, në qoftë se deri në fund të javës së ardhshme, ajo nuk zgjidh si...

09:36

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI