Gjatë xhirimeve të serialeve disa nga aktorët protagonistë të filmave dhe serialeve bëhen miq dhe e ruajnë miqësinë e tyre me vite.
Disa të tjerë mund të ndahen pa folur më por ka edhe nga ata të tjerë që dashurinë e tyre në serial e kthejnë në realitet. Njihuni me këto çifte!
Ozge Gurel dhe Serkan Cayoglu u ndanë pa folur me njëri tjetrin pas përfundimit të serialit “Stina e Qershive”. Megjithatë, asnjë nuk përfundoi këtu. Çifti u ritakua pas disa kohësh dhe kuptuan se ndjenin diçka më shumë për njeri-tjetrin.
Ajaz dhe Elky, siç njihen nga publiku, nuk e fshehin më dashurinë e tyre. Ata shihen kudo bashkë.
Halit Ergenç, i njohur si “Sulltani i madhërishëm” gjeti paqe vetëm pasi takoi Berguzar Korel në serialin “Binbir Gece”.
Ata u dashuruan dhe lidhja e tyre përfundoi me martesë. Halit dhe 30 vjeçarja janë prindër të një djali.
Tuba Buyukustun dhe Onur Saylak u takuan në sheshin e xhirimeve të serialit “Gonulcelen” dhe më pas u martuan në Paris në mënyrë të fshehtë.
Gjithmonë kanë preferuar ta mbajnë marrëdhënien e tyre larg vëmendjen së mediave.
Çifti ka dy binjakë Toprak dhe Maya.
Edhe Gaye Turgut dhe Deniz Evin janë një çifti i cili u prezantua tek xhironin një serial.
Ata u takuan në vitin 2011 për të luajtur krah njëri-tjetrit në “Beni Affet”.
Pas serialit, ata vendosën ta kurorëzonin marrëdhënien e tyre në një martesë.


