Më në fund pas 5 muaj akordim nga Akademia Suedeze Bob Dylan pranon çmimin Nobel për letërsi. Këtë fundjavë një takim mes këngëtarit me përfaqësuesit e Akademisë për të zhvilluar një ceremoni private pritet të mbahet.
Lajmi është bërë i ditur nga Akademia Suedeze, përgjegjëse për zgjedhjen e Laureatëve të Nobelit në Letërsi. Kantautori amerikan u shpërblye me këtë çmim tetorin e kaluar për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e këngëve amerikane, por ai zgjodhi të mos prononcohej e as të mos merrte pjesë në ceremoninë formale për pranimin e çmimit. Akademia konfirmoi se përfaqësues të saj do të takohen në mënyrë private me Dylan, në kryeqytetin suedez, ku 75-vjeçari do të performojë në dy koncerte këtë fundjavë.