Andi Lila në një intervistë për Supersport ka thënë se do do të japë gjithmonë maksimumin për kombëtaren qoftë si futbollist qoftë si tifoz. Ai nuk ka pranuar të flasë në lidhje me Xhakën po e ka nënkuptuar duke dhënë një mesazh.
“Nuk më takon të flas për çështjen e Xhakës sepse nuk jam shumë i informuar për situatën. Di të them për veten time që edhe për një sekondë të vetme nëse më jep mundësinë trajneri, unë do jap maksimumin tim, siç jam munduar ta bej gjithmonë. Edhe nëse një ditë nuk do grumbullohem më, dashuria ime për fanellën është e sinqertë do jem pranë kombëtares si tifoz.” ka thënë Lila për Xhakën.
“Duhet të kishim rezultate më të mira, por s’kemi pasur edhe fat. Uroj që në ndeshjet në vazhdim të bëjmë punë më të mirë dhe të marrim rezultate pozitive ashtu siç na ka hije që t’i gëzojmë shqiptarët siç kemi bërë kohët e fundit. Normalisht në futboll jo gjithnjë mund të jesh në majë. I fortë nuk është ai që qëndron vetëm në majë, por ai që kur bie ngrihet prapë. Ne do ngrihemi, unë kam shumë besim dhe shpresoj që Shqipëria të vazhdojë gjithmonë të jetë më e mira", ka vijuar më tej.
