Flash

Puthja në buzë e Ed Sheeran me aktorin (VIDEO)

Lapsi.al 25 March 2017
Puthja në buzë e Ed Sheeran me aktorin (VIDEO)

Edhe një herë Ed Sheeran në qendër të vëmendjes! Skena e puthjes së tij me komedianin Greg Davies, të premten, ndërsa ishte i ftuar në programin 'Comic Relief', ka çmendur internetin.

Pasi performoi një nga këngët e tij të fundit, moderatorja iu afrua 26-vjeçarit dhe e ftoi atë t’i bashkohej sfidave të spektaklit. Sipas saj, Sheeran duhet të puthte personin më të gjatë që ndodhej në program, i cili rezultoi të ishte aktori Greg Davies. “Uroj që të paktën të kesh përdorur zbutës”, iu drejtua atij para se ta puthte. Edhe pse e gjithë kjo ka qenë në sensin e shakasë, duket se dyshja e ka shijuar puthjen e cila ishte më pasionante seç mund të pritej.

Kaq ka mjaftuar që videoja të pushtonte internetin dhe komentet rreth kësaj të ishin pafund, duke e quajtur puthjen mes të dyve skenën më kulminante të vitit 2017. Të tjerë i kanë etiketuar me shaka: çifti më i ri i ekranit.

Të këshilluara

Paris Hilton në prag të martesës?! (FOTO)

Ndonëse kanë më pak se tre muaj që jane lidhur, Paris Hilton, trashëgimtarja e famshme e rrjetit të hoteleve "Hilton", deklaroi së fundmi për “TMZ” se Chri...

17:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI