Flash

Kate Winslet:"Vështirësitë dhe fyerjet për të arritur te Titaniku"(FOTO)

Lapsi.al 23 March 2017
Kate Winslet:"Vështirësitë dhe fyerjet për të

Kate Winslet njihet për vetbesimin me të cilin mbart bukurinë e saj natyrale.

Ajo refuzon gjithnjë që fotot e saj të manipulohen me photoshop, por fituesja e çmimeve Oscar ka treguar se nuk ka qenë gjithnjë kaq në harmoni me veten. Në një event ku ishte e pranishme së fundmi, Kate pranoi se është tallur kur ishte fëmijë për peshën dhe pamjen e jashtme, një eksperiencë që ajo vetë e quan 'të tmerrshme'.

"E krahasoja veten gjatë gjithë kohës me të tjerët. Më quanin balenë dhe më tallnin sepse doja të aktroja. Më mbyllnin në dollap dhe qeshnin me mua. Ata me thoshin se do isha e lumtur me aktrimin tim nëse do pranoja të luaja role vajzash të shëndosha. Kjo sjellje më bënte të ndihesha shumë keq," tha Winslet duke rikujtuar kohën që e cilëson si më të tmerrshmen e jetës së saj.

Kate shpjegoi se gjithmonë merrte pjesë në audicionet e shfaqjeve të shkollës, edhe pse nuk siguronte role të mira. Nga një krokodil, apo një bretkosë që kërcent, vendosmëria dhe këmbëngulja e bënë pjesë të një prej filmave më të mëdhenj të të gjitha kohërave: Titanikut. "Mund të jesh nga një vend çfarëdo dhe sërish të arrish gjithçka, besoje këtë. Është e mundur të kapërcesh çdo frikë."

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI