Flash

Leonard Bombaj flet për cështjen e përdhunimit :"Do flas me prova tronditëse"(FOTO)

Lapsi.al 22 March 2017
Leonard Bombaj flet për cështjen e përdhunimit :"Do flas me

Pas intervistës së dhënë ditën e djeshme nga Ajsi Xhaxhaj lidhur me akuzat e 7 viteve më parë ku akuzon Leonard Bombajn për përdhunim, ky i fundit ka folur për ‘Panorama’.

Ajsi i është rikthyer sërish kësaj historie duke duke i qëndruar po të njëjtit version, ku deklaron se Bombaj ka abuzuar seksualisht me të për 5 vite.  Leonardi është shprehur se në këtë rrëfim të saj nuk ka asgjë të vërtetë dhe se çdo gjë është sqaruar nga Prokuroria kohë më parë, ku ai u shpall i pafajshëm.


leonard-bombaj-0003-avip

“Nuk kam folur deri më tani sepse kamë pasur të bëjë me një fëmijë dhe kam lënë drejtësinë të flasë. Por tani do të flas me prova dhe do të mbaj një qëndrim tjetër. Kam prova të forta dhe tronditëse dhe do t’i bëjë publike”, ka deklaruar ai.

Ai thotë se arsyeja e vetme se përse aktorja i kthehet edhe një herë kësaj historie është vetëm për të shkatërruar imazhin e tij publik, por kjo nuk i bën më përshtypje pasi është mësuar tashmë.

“Ajo po vesh rrobat e një viktime në trupin e një aktoreje”, vazhdoi Bombaj.

Sa i takon deklaratës së Ajsit se i janë marrë para nga llogaria e saj bankare, Leonardi e mohon kategorikisht duke theksuar se kjo është një shpifje e radhës.

Ndërkohë Bombaj është duke u përgatitur për një event ndërkombëtar “Cup Song Albania”, me synim për t’u futu në Librin Gines me një rekord të ri, event ky që do të zhvillohet me datë 25 mars 2017.

“Po pres të mbaroj këtë gjë dhe më pas do të flas me prova për këto akuza të rreme, dhe provat janë shumë shumë tronditëse”, ka përfunduar ai.

Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Qeveria dhuron trojet e postave të policisë në Dhërmi dhe Palasë

Pesë vjet pas një investimi prej 1.1 milionë eurosh me para publike për ndërtimin e një poste policie dhe qendre shëndetësore në kufi me resortin Green Coast në Palasë, Korporata e Investimeve planifikon që ta japë truallin për hotele në këmbim të një qendre të re shërbimesh më lart në kodër.

13:54

Me sytë katër

PAPARAZZI