Flash

Përplasja e Milaimit me Adelinën,"Kam me të rrah me shuplaka!"(FOTO)

Lapsi.al 15 March 2017
Përplasja e Milaimit me Adelinën,"Kam me të rrah me

Ismajli i shtangu të gjithë dje me një postim në Facebook, ku me një ironi therëse u drejtohej Milaim Zekës dhe Berat Buzhalës, duke thënë se në atë kohë ata nuk do të tregoheshin kaq trima. 

Ky reagim u nxit nga një deklaratë e Zekës ku ai thosh me tallje për UÇK-në se “kryekomandante e kësaj ushtrie të LDK-së ka qenë Adelina Ismajli.” Çështja e UÇK-së është ndër më të nxehtat aktualisht në Kosovë. Por pas statusit të saj dje, Zeka dha një tjetër deklaratë ku përmendte edhe nënën e ndjerë të këngëtares, Mona Ismaili.

“Unë për veten time pavarësisht se çka ka fol Adelina e ruaj konsideratën dhe miqësinë. Dëshiroj që t’i përgjigjem asaj në dy gjëra që na kishte mbajtë nën fustan mu e Berat Buzhalën, e sa i përket fustanit na i ishim hy vetë dhe nuk kishim prit ajo me na majt, ndërsa sa i përket tjetrës ku ka thënë që me m’pasë mbrojtë kur ka këndu ajo që gjoja na jena kon frikacak  dhe nuk e kemi mbrojtë, dua t’ia kujtoj asaj se e kam mbrojtë në një rast Adelinën gjatë luftës, ajo e din një rast kur e ka pas jetën në rrezik e kam mbrojtur dhe e dyta sa i përket mbrojtjes nga policia serbe Adelina e din që kur ka qenë në Beograd, pse e ka qu në Beograd Sali Banana atë dhe nënën e vetë, dmth ajo ka kërku mbrojtje në Beograd direkt prej shefit të shërbimit sekret të Millosheviqit, kështu që unë edhe Berati s’kemi pas pse më mbrojtë sepse ajo ka pas mbrojtje direkte prej Stanishiqit”.

Kjo deklaratë e nervozoi tejmase këngëtaren, e cila prej kohësh ishte shkëputur nga rrjetet sociale ndërsa është shtatzënë, që të dilte me një status të dytë publik.




Të këshilluara

ide

Flamingot duhet t'i injorojnë hijet e së djeshmes

Strategjia e një pjese të madhe të mbrojtësve oligarko-mediatikë të autokratit është të bëjnë kamikazin duke thithur mbi vete debate shterpë që largojnë vëmendjen nga thirrja: “Rama jeeeepe dorëheqjeeeeeen”

08:25 Andi Bushati

Protesta që e mplaku qeverisjen Rama

Kjo protestë ka nxjerrë në pah se qeverisja dhe kryeministri aktual janë vjetërsira politike që transformojnë demokracinë në sundim. Është i njëjti model i vjetër politik që privatizon pushtetin publik për interesa personale, që i reduktion partitë politike, parlamentin dhe ekzekutivin në zgjatime të vullnetit të liderit

10:41 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

93.58

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Lajme si ky duam!

Në ritualin e kafes së mëngjesit, befas lexoj një lajm që më mrekulloi dhe më ‘’turbulloi adrenalinën&rsquo...

09:23 Rexhep Uka

Me sytë katër

PAPARAZZI