Flash

“Irma i mori lekët por pretendonte gjëra të tjera”, organizatori i koncerteve çon në gjykatë këngëtaren

Lapsi.al 15 March 2017
“Irma i mori lekët por pretendonte gjëra të tjera”,

Nuk ka zgjatur shumë reagimi i të akuzuar si jo korrekt nga këngëtarja Irma Libohova. Pas denoncimit të saj, ku i kërkonte kolegeve të bënin kujdes nga një organizator koncertesh në ishujt grekë, ky i fundit i është kundërpërgjigjur motrës së madhe Libohova. Për gazetën “Express” ai ka thënë se këngëtarja shqiptare ka gënjyer kur tha se nuk është paguar për koncertin. Sipas tij, Irma ka pretenduar gjëra të tjera, por pa e sqaruar se çfarë.

“Unë jam këtu dhe nuk jam fshehur ajo lekët  i mori por pretendonte  gjëra të tjera. Megjithatë këtë do ta zgjidhë Gjykata e Lartë.”- është shprehur organizatori i koncerteve.

Duket se çështja do të përfundojë në Gjykatë nisur dhe nga reagimi i Kasapit edhe pse këngëtarja e njohur Irma Libohova ka treguar se deri tani jo vetëm që nuk ka marrë lekët por nuk ka marrë asnjë një përgjigje pas njoftimeve të njëpasnjëshme. 

Këngëtarja ka dhënë koncert në Greqi në fillim të muajit mars por sipas saj nuk ështv paguar për punën e saj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI