Deputetëve dhe simpatizantëve demokratë që shkëputen për një kafe nga tenda e protestës, sot iu bashkua edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka. Ministri nuk është afruar thjesht nga kurioziteti pranë protestës së PD-së. Prej ditësh, ftesa për LSI është konstante, ndërsa një natë më parë Ilir Meta e kaloi darkën me Edi Ramën. Kafja e Lefter Kokës mes demokratëve mban gjallë lojën, që LSI po e shijon më shumë nga të gjithë aktorët e tjerë politikë. Lefter Koka ka kërkuar hapur largimin nga koalicioni me Edi Ramën, pas akuzave të forta të mbrojtjes që i bën policia elementëve kriminale në Durrës.(Lapsi.al)
Pogradec/ Aksidentohet punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës
Një aksident në vendin e punës është regjistruar paraditen e kësaj të marte në qytetin e Pogradecit. Një punë...