Edhe pse 2 muaj jashtë fushave të basketbollin, asgje nuk mund t’a ndalonte atë të thyente rekord në ndeshjen e fundit.
Elektra Zykaj, vajza e cila arriti të mposhtë e vetme një skuadër, duke shenuar plot 79 pikë, e ndër to tetë trepiksha.
E ftuar sot në edicionin e pasdites në "Top Channel", ajo tregon për arritjet e saj.
"Nuk është hera e parë që unë arrij të shënoj një rekord, kjo ka ndodhur dhe para një viti" është shprehur basketbollistja bukuroshe.
Ndër të tjera ajo tha se : "Shoqet e skuadrës gjithmonë më kanë cilësuar si shqiponja e ekipit, sepse jam mirë në gjuajtjet në distancë"
Basketbolli ka qënë një pasion i cili e ka përndjekur që në moshë të vogël edhe pse nuk ka qënë në dëshirën e prindërve.
"Mami donte që unë të vazhdoja për balerinë, por ky nuk ishte ajo çfarë unë doja, gjithsesi i bëja të dyja, në drekë ikja në basketboll, ndërsa pasdite në kurs baleti"
Elektra thekson se në Shqipëri nuk ka të ardhme, e me të vërtet sporti nuk vlerësohet ose askush nuk do t'ja di deri sa thyhen rekorde.
"Basketbolli nuk është vetëm pasion, i bëj thirrje të rinjve që sporti nuk është vetëm për të mbajtur trupin në formë, ndoshta edhe për tu bërë dikushi" vijon më tej.





