Raportet me femrat nuk kanë qenë kurrë të thjeshta për reperin e njohur Chris Brown.
Pas dënimit për dhunën e ushtruar ndaj Rihannas, Chris është dënuar sërish, por këtë herë pas denoncimit të modeles Karruche Tran, e cila ka kërkuar urdhër mbrojtjeje ndaj reperit dhe jo për një kohë të shkurtër, por përgjithmonë. Tran ka kërkuar në gjykatë që ish-i dashuri i saj Brown t’i qëndrojë sa më larg kjo pasi sipas saj e ka kërcënuar se do ta vrasë. Kallëzimi është bërë në datën 17 shkurt me pretendimin se këngëtari është përpjekur ta ngacmojë modelen kohët e fundit.
“Ai më kërcënoi se do më vriste në sy të të tjerëve. Më ka kërcënuar me mesazhe dhe jo vetëm mua por dhe miqtë e mi.”- është shprehur në deklaratë Tran. “Kam të ruajtura mesazhe të muajit dhjetor dhe janar ku më thoshte se do ma kthente jetën në ferr, askush nuk mund të më kishte mua pasi ai do më vriste”.
Modelja është shprehur se abuzimi ka nisur vite më parë kur ata ishin dhe të dashur. Sipas saj Criss Broën e ka goditur në stomak dhe e ka shtyrë nga shkallët.
Karruche ka kërkuar urdhër mbrojtje dhe për nënën dhe djalin e saj, pasi nuk dëshiron që ata të jenë në rrezik. Një burim është shprehur se këngëtari ka tentuar disa herë të rikthehet me Karruche që pas ndarjes në vitin 2014 por ajo nuk ka pranuar pasi nuk ndihej gati.
