t
Në Amerikë duke ndjekur ‘ëndrrën e saj amerikane’ Bleona Qereti thuajse çdo ditë takon një person të famshëm.
Më i fundit ka qënë takimi me aktorin e famshëm italian Franco Nero. Ai ka luajtur krah legjendave të vërteta amerikane në filmat si ‘Django’, ‘Django Unchained’, ‘Letters to Juliet’ e shumë të tjerë.
Emri i tij i vërtetë është Francesco Clemente Giuseppe Sparanero, por përdor emrin e shkurtër Franco Nero. “Me legjendën Franco nero. I vetmi. U rrita me filmat e tij e më duket sureale ta takoj sonte këtu”, ka shkruajtur këngëtarja nën foto duke shtuar edhe hashtaget #Italianët e bëjnë më mirë dhe #E dua Italinë.
