Flash

Melania Trump "refuzon" të jetë Zonjë e Parë!

Lapsi.al 20 February 2017
Melania Trump "refuzon" të jetë Zonjë e Parë!

Melania Trump nuk është aspak e lumtur me jetën e saj. Raportohet se ajo po lufton me realitetin e ri të krijuar pas triumfit të burrit të saj si president i SHBA-së dhe nuk është e gatshme të marrë përgjegjësinë si Zonja e Parë e SHBA-së. Miku familjar i Melanias, stilisti Phillip Bloch, ka folur për tabloidin “Us Weekly” rreth sikletit të Melanias.

“Kjo jetë nuk ishte ëndrra e saj. Ishte ëndrra e Donald Trumpit. Sinqerisht, e ka të vështirë t’i përballojë gjërat”, ka deklaruar ai.

Bloch ka shtuar se Melania e kishte të vështirë të përballej me përplasjet publike, posaçërisht pasi Gigi Hadid e kishte impresionuar atë gjatë ceremonisë së çmimeve ‘2016 American Music Awards’. Një burim tjetër i familjes ka deklaruar se “ajo është e tmerruar për faktin se e tërë bota është tallur me të”. Sipas tij, Melania ndien sikur bota me të cilën ishte mësuar të kënaqej është mbyllur për të, pasi shumë disenjatorë kanë refuzuar të dizajnojnë rroba për të.

Po ashtu, ëndrra e saj për të lansuar një brand të modës është dëmtuar rëndë pas një publikimi fals nga “Daily Mail”. Ajo ka ngritur padi kundër këtij tabloidi, por kjo ka çuar në atë që publiku ta akuzojë Melanian se po tenton të përfitojë para gjatë presidencës. Kjo ka bërë që ajo të ndihet e pikëlluar dhe e mjerë.

Të këshilluara

Greta Koçi publikon këngën "Atij" (Video)

Greta Koçi ka lançuar këngën e saj më të re "Atij". Nuk dihet nëse ky është një dedikim për dikë që i ka marë zemrën Gretës, megjithëse në këtë klip ajo shfa...

18:17

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI