Pas incidentit të aktorit Gazmend Paja me gazetaren e kulturës Alma Mile, para shfaqjes “Çfarë pa kryeshërbëtorja” që do të luhet në teatrin “Kujtim Spahivogli”, kanë reaguar disa kolegë në mbrojtje të gazetares.
Një prej tyre është gazetarja e njohur e kulturës, Anisa Ymeri, e cila tashmë punon në TVSH.
Ymeri shkruan se është e turpshme që një aktor të komentojë se ç’bëjnë gazetarët në mëngjes apo darkë.
“Nëse gazetarët e kulturës shporren apo jo, nuk e vendos një aktor që ndihet i mikluar ta quajnë “profesor” për shkak të ndonjë roli që bën në teatër.
Unë s’kam qenë në atë konferencë në teatrin “Kujtim Spahivogli”, ku ka pasur një komunikim jo normal artistë – gazetarë, por kam qenë në të tjera ku disa biçim artistësh nuk e kanë për gjë të sillen sikur janë në han”,- shkruan Ymeri.
Më tej ajo shton:
“Me këtë nuk dua të them që aktori i indinjuar është një biçim artisti, përkundrazi!
Me gjithë respektin në distancë që kam për aktorin G. Paja, ndiej të reagoj e të them se gazetarja Alma Mile nuk është gazetaruce por GAZETARE, nga ato që ka punuar aq fort për të promovuar kulturën e këtij vendi dhe të thotë mendimin e saj.
Dhe nëse është ndjerë e fyer, mirë ka bërë që ka shkruar.
Sa për komentet se ç’bëjnë gazetarët në mëngjes apo darkë, thjesht më duket e turpshme të komentojë një aktor. Madje është më shumë se e turpshme, është e neveritshme”,- përfundon statusi i Ymerit.

Në statusin e publikuar nga Ymeri, një ndër reagimet ka ardhur nga regjisori Saimir Kumbaro:

