Prej disa kohësh Kastro kishte qëndruar larg muzikës duke u angazhuar me të tjera projekte dhe tashmë ai rikthehet me këngën me titull “Maca”.
Kastro e ka realizuar klipin e këngës ndryshe. Ai ka përfshirë në të vajzën të cilën e quan “maca”, por edhe një mace. sigurisht nuk mund të mungonin skenat, gjestet dhe fjalët plot humor.
Një këngë plot ritëm dhe me një tekst të veçantë, duke dëgjuar “Maca”-n e Kastros e sigurt që do t’ju kujtohet edhe juve “Maca” juaj.