Flash

Armina rrëfen pushime: Zeni më ndjek në të gjitha destinacionet e mia turistike

Lapsi.al 6 August 2016
Armina rrëfen pushime: Zeni më ndjek në të gjitha

“Definetly love my summer days!” ka qenë statusi që Armina Mevlani ka ndarë me miqtë e saj në Facebook, pasi ndodhej me pushime disaditore në Kroaci. Ajo specifikonte dhe drekën e lehtë që po shijonte në shoqërinë e miqve të fëmijërisë, me të cilët udhë- toi për disa ditë për të kaluar pushimet së bashku.

Ish-Miss Albania, e cila tani po i dedikohet biznesit të veshjeve luksoze dhe blogut personal të modës, argëtohet me shoqërinë pak kohë pasi festoi 25-vjetorin në një natë plot surpriza në Tiranë. Grupit të tyre iu bashkua pas disa ditësh partneri i Arminës, Shkëlzen Berisha, i cili tashmë është familjarizuar me shoqërinë e fëmijërisë së saj, pasi ata e kanë kthyer në zakon grupimin për festa e pushime. Gjatë ditëve të qëndrimit në plazhet kroate nuk kanë munguar videot që Armina postonte në snapchat, ku ndjekësit kishin mundësi të shihnin detaje nga mënyra si argëtohet vajza VIP më e komentuar në mediat sociale, me shijen e veçantë në stilin e veshjes dhe stilin e jetës në përgjithësi.

“Zgjodhëm Kroacinë si një destinacion drejt të cilit mund të udhëtonim me makinë vetëm për gjashtë orë, pasi më dukej shumë ide e bukur për t’i dhënë makinës deri atje. Kaluam së bashku me shoqërinë tri ditë pushime, deri sa na u bashkua Shkëlzeni dy ditët e fundit. Jam kthyer në Tiranë për të ndjekur disa punë, dhe do të udhëtoj sërish në Jug, pasi po më presin prindërit, për të pushuar së bashku.

Sërish do të më bashkohet Shkëlzeni në plazhet e Jugut. Më pas do të vëmë punët dhe angazhimet tona në vijë, dhe do të planifikojmë pushime 3-4 ditore vetëm të dy”, tha Armina për “Panoramën”. Sa i takon argëtimit gjatë pushimeve në Kroaci, ajo tregon: “Shijuam plazhin me një varkë të vogël, me të cilën lundruan dhe zbuluam gjire të ndryshme të Kroacisë. Më pëlqen shumë ideja e eksplorimit me varkë, pasi të jep mundësinë të shijosh natyrën plotësisht.

Bëmë disa aktivitete ditore, morën biçikleta me qira, shijuam restorantet dhe qytetin, gjithashtu bëmë një ndalesë në Mal të Zi”, tha ajo. Edhe kësaj here nuk kanë munguar komplimentet që Armina ka marrë nga ndjekësit për linjat e palestruara dhe të kuruara në çdo detaj. /Panorama Plus/

armina-mevlani-shkelzen2015

dsuhygfhdsa

dsbfvds

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

93.69

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI