Aktori Ermal Mamaqi do të nisë në shtator një program të ri në Tv Klan. Ai mbylli emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin” në Digitalb, pas një oferte të marrë nga televizioni kombëtar. Megjithëse ende nuk dihet emri i këtij programi Mamaqi ka premtuar se do të jetë një shfaqje argëtuese dhe me shumë “gallatë”. Kjo duket edhe nga një videoklip i aktorit që lajmëron emisionin e tij të ri. /lapsi.al/