Flash

VIDEO/ Lista e gjatë e këngëtarëve “single”

Lapsi.al 28 May 2016
VIDEO/ Lista e gjatë e këngëtarëve “single”

Duke qenë të përkushtuar pas muzikës, ata ende nuk kanë vendosur se kujt do t’ia falin zemrën.

 

Të njohur për talentin e tyre në industrinë e muzikës, ata nuk bëjnë hapa të shpejtë për ta gjetur shpirtin e tyre binjak.

 

Numri i këngëtarëve shqiptarë që vazhdojnë të jenë “single” është mjaft i madh, saqë kur pyeten për statusin e tyre në dashuri, gjithnjë japin përgjigje të shkurta, pa u zgjatur shumë në këtë çështje që zgjon kureshtjen e adhuruesve të tyre.

 

Gjiko, Mozzik, Greta Koçi, janë disa prej emrave të skenës muzikore të cilët gjatë intervistave dhënë emisionit Express janë shprehur se nuk janë ne lidhje dashurie me askënd, pasi që janë të fokusuar në zhvillimin e karrierës muzikore.

 

Disa prej tyre kanë listuar edhe kritere se çfarë duhet të përmbajë partneri i tyre nëse duan të jenë në lidhje dashurie. Madje, dikush ka dëshirë që ky proces të shkojë edhe në bazë të traditave.

 

Në vargun e gjatë të këngëtareve që mjaftohen të jenë vetëm (apo që nuk e kanë gjetur shpirtin e tyre binjak) janë: bukuroshja shkupjane Adelina Tahiri, drenicasja Leonora Jakupi, Bleona Qereti, Mc Kresha, Enca, Morena Taraku, Adelina Berisha e shumë e shumë të tjerë.

 

Në këtë listë, të vetmuar kanë deklaruar se mbeten: anëtarja më e re e “ON Records”, simpatikja Baby G dhe po ashtu, edhe shoku i saj i grupit, Getinjo.

 

Sidoqoftë, sipas disa sociologëve ndërkombëtarë, të qenët beqar varet nga situata në të cilën gjendet njeriu. Ky proces afatshkurtër e për dikë edhe afatgjatë, varet edhe nga disa faktorë të tjerë si mosha, e kaluara sentimentale, qëndrueshmëria emocionale apo stili i jetës.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI