Flash

Zjarret në vend/ Raportohen 24 vatra në 24 orë, 7 mbeten aktive

Lapsi.al 18 August 2026

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa dy të tjera po mbahen nën monitorim. Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 24 vatra. Situata më problematike paraqitet në malin e Dajtit, Gurë-Lurë të Dibrës, Bruç të Matit, Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës.

Në Dajt, zjarri vijon në të dyja anët e kreshtës. Në terren janë angazhuar forca zjarrfikëse, 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Sipas autoriteteve, banesat nuk janë në rrezik. Një operacion i gjerë po zhvillohet edhe në Gurë-Lurë. Mbi 200 forca po punojnë në terren, ndërsa dy avionë Air Tractor po ndërhyjnë nga ajri. Korridoret e hapura kanë frenuar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.

Në Fushë-Lajë, era ka shtyrë zjarrin drejt pyjeve të Tërbunit dhe Gjegjanit. Në zonë janë angazhuar zjarrfikës, efektivë të ushtrisë, punonjës pyjorë dhe vullnetarë. Në Qafë Helmës, zjarri është shuar nga krahu i Bulqizës, por një vatër mbetet aktive drejt Selishtës. Ndërkohë, situata në Vakumone është nën kontroll, ndërsa Priska vijon të monitorohet. 

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI