Flash

Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve

Lapsi.al 18 August 2026

Një prej autorëve të dyshuar të grabitjes së argjendarisë “Luani” në Paskuqan është arrestuar në Qafë Thanë, teksa po tentonte të largohej nga vendi. Në pranga ka rënë Argys Kalsi. Sipas burimeve, policia e kishte identifikuar prej disa ditësh, por kishte vijuar ndjekjen dhe përgjimet për të zbuluar edhe autorin e dytë.

Hetimet për bashkëpunëtorin e tij vijojnë. Grabitja ndodhi më 5 gusht. Dy persona të maskuar dhe të armatosur me kallashnikov hynë në argjendari, kërcënuan punonjësen dhe morën bizhuteri floriri me vlerë rreth 1.5 milionë lekë.

Pas grabitjes, autorët u larguan me motor dhe përdorën rrugë periferike për të shmangur akset kryesore të Kamzës. Më 10 gusht, policia gjeti motorin e përdorur gjatë arratisjes të hedhur në një liqen në Zall Herr. Hetuesit dyshojnë se njëri prej autorëve kishte shkuar më herët në argjendari si klient, pasi gjatë grabitjes duket se kishin informacion të saktë për vendndodhjen e bizhuterive.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI