Flash

Vrau 20-vjeçarin francez në Ksamil, arrestohet në Fier autori

Lapsi.al 18 August 2026

Është arrestuar në Fier 29-vjeçari Sokrat Vata, i dyshuar për vrasjen e turistit francez Migel Mendes në Ksamil. 29-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në Levan, i fshehur brenda bagazhit të një automjeti.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. 20-vjeçari u gjet pa shenja jete në shezlongët e beach barit “Principotes”, në zonën bregdetare të Ksamilit. Sipas të dhënave paraprake, Mendes kishte qenë në lokal me disa persona të tjerë. Gjatë qëndrimit aty, ai u përfshi në një konflikt ku u përfshinë disa persona. I riu francez dyshohet se u nxor jashtë lokalit dhe më pas u godit me thikë pranë hyrjes. Si autor i dyshuar u identifikua Sokrat Vata, 29 vjeç, nga Hasi, i cili punonte si truprojë.

Pas krimit, Vata u largua nga vendngjarja. Kërkimet vijuan deri në lokalizimin dhe arrestimin e tij në Fier. 29-vjeçari rezulton me precedentë penalë edhe në Britaninë e Madhe. Në vitin 2024 ai është dënuar atje për trafik droge. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht dinamikën dhe motivin e vrasjes.

Të këshilluara

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI