Flash

Vokshi: Rama përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit paratë e krimit

Lapsi.al 22 July 2026

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se ai po përdor familjen për të nxjerrë jashtë vendit para të lidhura me krimin. Ajo njoftoi gjithashtu se PD do të rikthejë kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për udhëtimet e kryeministrit me charter.

Në një deklaratë për mediat, Vokshi iu referua edhe qëndrimeve të eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, i cili, sipas saj, ka ngritur shqetësime për korrupsionin dhe funksionimin e institucioneve në Shqipëri pas një misioni faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian.   

Sipas Vokshit, raportimet e këtij misioni kanë evidentuar shqetësime për korrupsion të përhapur, lidhje të mundshme me krimin e organizuar, probleme me prokurimet publike, presion politik ndaj institucioneve mbikëqyrëse dhe keqpërdorim të fondeve europiane.    

Vokshi pretendoi gjithashtu se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish dhe parash jashtë vendit përmes familjarëve të kryeministrit. Ajo i cilësoi këto si akuza shumë të rënda dhe kërkoi reagim publik nga Edi Rama. 

Deklarata e Plotë:

Deklarata e eurodeputetit të Parlamentit Europian, Tomáš Zdechovský, anëtar i Grupit të Partisë Popullore Europiane (EPP), është një nga sinjalet më serioze që ka marrë ndonjëherë qeveria shqiptare nga një përfaqësues i institucioneve europiane. 

Zoti Zdechovský ka qenë pjesë e misionit zyrtar faktmbledhës të Komisionit për Kontrollin e Buxhetit të Parlamentit Europian në Shqipëri, në shtator 2025, të cilët pas takimeve të zhvilluara me qeverinë shqiptare arriën ne konkluzione shqetësuese duke konstatuar korrupsion te përhapur e te rrënjosur, lidhje me krimin e organizuar, prokurime me vonesa kronike në infrastrukturë, presion politik mbi organet mbikëqyrëse, ndjekje te dobët gjyqësore, margjinalizim te shoqërisë civile dhe keqpërdorim te fondeve të BE-së. 

Në një intervistë publike, te dy diteve me pare Zdechovský shkoi edhe më tej, duke thënë hapur se korrupsioni nuk do të jetë kurrë pjesë e Bashkimit Europian, dhe se nëse Edi Rama vazhdon të keqpërdorë pushtetin në mënyrë antidemokratike, Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së. Ai shtoi se i njëjti mesazh i është përcjellë Ramës edhe nga Ambasada Amerikane dhe partnerë të tjerë ndërkombëtarë. Më tej, ai zbuloi se institucionet europiane po ndjekin lëvizje financiare dhe po verifikojnë pretendime për transferim pasurish e parash jashtë vendit nëpërmjet familjarëve të Kryeministrit. Ai tha se ky eshte mesazhi, dhe Edi Rama e kupton shume mire kete mesazh.
Keto jane akuza jashtëzakonisht të rënda, të bëra publikisht nga një zyrtar i lartë europian.
MEsazhi i qarte per qytetaret, edi rama po pengon procesin e integrimit.  

E megjithatë, deri më sot, Kryeministri Rama vazhdon të heshtë, si asnjehere tjeter.

Partia Demokratike kërkon: sqarim publik nga Edi Rama;
Nisjen e hetimit të SPAK në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë;
bashkëpunim të plotë të institucioneve shqiptare me autoritetet europiane;
dhe rikthimin e kërkesës për Komision Hetimor Parlamentar mbi udhëtimet me charter të Kryeministrit.

Shqiptarët kanë të drejtën e së vërtetës: nëse akuzat janë të pavërteta, le të provohet me transparencë;
Por nëse janë të vërteta, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI