Flash

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

14:37 Nebi Bardhoshi

Vlerat e mëdha testohen në vendet e vogla

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë

Nebi Bardhoshi 17 October 2026

Më kujtohet një bisedë me një koleg francez. Ishte viti 2012, ndodheshim në Napoli të Italisë. Bisedonim mbi vlerat e EU dhe praktikën në jetën e përditshme. Unë, po i thoja se BE për shqiptarët është si një horizont shprese dhe si një referencë morale. Ai me një nënqeshje, që është si tipar përshkrues i studiueve në Francë, shtoi - Mua me vjen mirë që vendet jashtë BE kanë këtë vizion. Dhe besoj shumë që ky është efekti më pozitiv që ka sjellë BE. Më pas shtoi,  unë ende skuptoj pse BE vendosi të ndryshojë llojim e prizave në disa vende thjesht për ti uniformizuar.

U morëm vesh, dhe metafora ishte e  gjetur.  Nuk iu desh dhe shumë imagjinatë sepse BE për shkak të politikave uniformizuese ka bërë edhe ndërhyrje të tilla banale.
Në të vërtetë BE ka një politikë uniformizuese per Ballkanin. Në vend të prizave mendon se balllanasit meritojnë të njëjtin lidership, dhe kanë përkrahur më të fortin e jo më të drejtin. Edhe pse i kanë përkrahur publikisht të fortit, këtë e fshehin nën termin e stabilokracisë dhe nën petkun se kaq meritojnë këto shoqëri. Pra dy qasje cinike uniformizuese. E njëjta sjellje ka ndodhur katër muaj në Tiranë. Veçse tani ka shumë ndryshime. E para se protestat ishin bazuar në vlerat më themelore të BE. E dyta se ato u ushtruan nën modalitetin më paqësor të mundshëm. E treta, i gjjthë BE dhe audienca ndërkombëtare ishte e mirëinformuar nga mediat më prestigjoze. E katêrta përfaqësues të parlamentit europian erdhën dhe mbeshteten.  Kësisoj  Revolucioni i Flamingove,  vuri në test vetë BE- në se sa drejtuesit e sotëm i besojnë vlerat europiane. Përfaqësuesit e Komisionit zgjodhën stabilokracinë, pasi tashmë teza se kaq meritojnë si popull, nënkupto një të fortë e te korruptuar, kishte rënë përtokë. Madje pati zëra se ky revolucion do sherbejë si model për vende tjera. 

BE thuajse e braktisi modelin paqësor dhe i dha prioritet të fortit dhe të korruptuarit në pushtet. Madje, ambasadori i BE në Tiranë e mbylli karrierën e Tiranë me një dekoratë nga i forti i Shqipëtisë. Pranoi një dekoratë që veç në Shqipëri e lëshon kryeminstri një atribut vjedhur presidencës.

Tani ka pesë ditë protesta me një modalitet tjetër, të imponuar nga tallja e Ramës por edhe mosreagimi me dinjitet i BE-së. Protesta që ngjajnë shumë me ato në Francë. Veçse, këtu kemi sërish "priza" të ndryshme. Por ama sa terror policor  kam parë personalisht vetëm dje në Tiranë, zyra e BE- së në Tiranë dhe në Bruksel duhet të ishte lebetitur. Por jo. 

Shqiptarët vijojnë të jenë populli më pro-europian.

Marrë nga Facebook i autorit Nebi Bardhoshi

Të këshilluara

Sot është turp të jesh socialist

Teksa shikoj videot e të rinjve që hiqen zvarrë, ndiej turp për të majtën kriminale të këtij vendi. Më përzihe...

17:20 Irena Beqiraj

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Populli dhe banda me uniformë

Një grup pesë-gjashtë burrash, ndonjëherë më shumë, i afrohen një personi. Ai është i paarmatosur, zakonisht i...

12:12 Neritan Sejamini

Nga aleatë të SHBA-së në të pandehur/ Pse Uashingtoni e mbështeti Gjykatën Speciale për Kosovën

Uashingtoni ndërtoi një marrëdhënie të ngushtë me udhëheqjen e UÇK-së në Kosovë, duke bërë që shumë prej figurave të saj të besonin se mbështetja politike amerikane do t’i mbronte në fund nga Dhomat e Specializuara. Por në botën e realpolitikës, miqësitë ndërkombëtare rrallë janë pa kushte, pasi kur interesat strategjike ndryshojnë, partneri i domosdoshëm i së djeshmes mund të bëhet i pandehuri i sotëm.

22:59 Fron Nahzi

ide

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.32

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI