Flash

Tronditëse në Francë/ 16-vjeçari vret vëllanë dhe plagos rëndë nënën

Lapsi.al 26 May 2026

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë, ku një 16-vjeçar është arrestuar si i dyshuar për vrasjen e vëllait të tij 13-vjeçar dhe plagosjen e rëndë të nënës së tyre. Sipas mediave franceze, hetuesit po verifikojnë dyshimet se adoleshenti mund t’i ketë prerë fytin të miturit, duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa më pas ka sulmuar edhe nënën brenda banesës familjare. 

Ngjarja është regjistruar gjatë natës mes 25 dhe 26 majit. Pas krimit të dyshuar, 16-vjeçari, i cili raportohet se ka pasur më herët probleme të shëndetit mendor, është vetëdorëzuar në polici.

Forcat e rendit, që mbërritën në vendngjarje, gjetën nënën dhe djalin 13-vjeçar në dhoma gjumi. I mituri nuk arriti t’u mbijetojë plagëve, ndërsa nëna është dërguar në spital në gjendje të rëndë me dëmtime serioze në kokë. Sipas burimeve policore, në banesë është gjetur edhe një thikë dhe një çekiç, të cilat dyshohet se janë përdorur në sulm.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

91.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI